22:17 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Biden diagnostikohet me kancer agresiv në prostatë, mjeku: Është përhapur në kocka, nuk kurohet

12:21 | 19/05/2025
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Biden diagnostikohet me kancer agresiv në prostatë, mjeku: Është përhapur në kocka, nuk kurohet

Një njoftim tronditës erdhi mbrëmjen e së dielës nga familja Biden. Ish-presidenti Joe Biden është dignostikuar me një formë agresive të kancerit në prostatë, i cili është përhapur edhe në kocka.

Siç bëri të ditur zyra e ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, Biden kishte shkuar për kontroll mjekësor javën e kaluar, për shkak të simptomave në traktin urinar. Të premten, sipas njoftimit, ai u diagnostikua me kancer në prostatë të agresivitetit të lartë që nënkupton se qelizat kancerogjene mund të përhapen me shpejtësi.

Në deklaratë shtohet më tej se 82-vjeçari dhe familja e tij po shqyrtojnë mënyrat e mundshme të trajtimit.

Dr. Chris George shprehet: “Kur kanceri është përhapur në kocka, ai është i stadit të 4. Kjo nënkupton se kanceri nuk është i kurueshëm. Nuk ka trajtime të disponueshme që mund ta kurojnë atë. Megjithatë, ka terapi të cilat ndihmojnë për të mbajtur nën kontroll dhe supozoj se mjekët që po kujdesen për të po mendojnë mënyrat e duhura”.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, 1 në 8 burra do të diagnostikohen me kancer në prostatë gjatë jetës së tyre. Një mori mesazhesh vërshuan në mbështetje të ish-presidentit, me t’u bërë publik lajmi.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Trump shkroi në rrjetet sociale se ai dhe Zonja e Parë Melania, ishin trishtuar nga njoftimi për sëmundjen e Biden. “I përcjellim urimet më të ngrohta Xhillit dhe familjes. I urojmë Xhosë shërim të shpejtë e të suksesshëm”, thuhej në mesazh.

Ish-presidentja Kamala Harris shkroi se ajo dhe bashkëshorti po luten për familjen Biden. Reagim pati edhe nga ish-presidenti Barack Obama, i cili ka pasur Biden si zëvendësin e tij. Obama tha se ai dhe bashkëshortja Michelle po mendonin për të gjithë familjen Biden.

Pas

“Shkurtime dhe mungesë fondesh”, OBSH në vështirësi përballë sfidave shëndetësore

Para

Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme

Para
Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme

Manja dorëzon rekomandimet për drejtësinë, Dumani: Të përgjithshme e të pazbatueshme

 



Të Fundit

Në kërkim të partnerëve tregtarë! Shqipëria përqendrohet në rajon, rrit shkëmbimet nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë. Ja e-mail i cili ka mbërritur në adresën e Presidentes Osmani

Gara për Tiranën/ Përfundon numërimi, Olta Xhaçka në Parlament! Gjylameti, Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë

Erion Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”

Lista Serbe kërkon kompromis, ndërsa Prishtina vazhdon mbylljen e institucioneve të Serbisë

Ministri i Jashtëm kinez: Pekini respekton sovranitetin e Danimarkës në Greonland

Zjarri në shtëpinë e kryeministrit anglez, policia arreston të dyshuarin e tretë për ngjarjen

Aksident i rëndë në Itali! Kamioni përplaset me autobusin e mbushur me nxënës, vdes një mësues

Përfundon pas 2 orësh telefonata mes Donald Trump dhe Vladimir Putin/ Presidenti rus: Gati të punojmë për një Memorandum për Ukrainën përfshi armëpushimin

Franca çon kriminelët në xhungël! Burg i sigurisë së lartë në Guajanën Franceze

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.