Presidenti amerikan Joseph Biden nënshkroi një projekt-ligj shpenzimesh prej 1.7 trilion dollarësh që do të sigurojë fonde për institucionet federale deri në tetor të vitit 2023. Ai do të rrisë buxhetin e Departamentit të Mbrojtjes dhe do të sigurojë ndihmë shtesë për Ukrainën.
Kongresi, ku demokratët kanë shumicën, miratuan projekt-ligjin para Krishtlindjeve me 225 vota pro dhe 201 kundër. Në Senat, i njëjti ligj u miratua me rezultatin 68:29, raporton nypost.
Biden tha se miratimi i projektligjit është provë se republikanët dhe demokratët mund të punojnë së bashku. Ligji i siguron Ministrisë së Mbrojtjes një rekord prej 858 miliardë dollarësh, që është rreth 10 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Pothuajse 45 miliardë dollarë janë caktuar për ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën. Rreth 800 miliardë dollarë do të shkojnë për një sërë programesh jo-ushtarake, si ndihma për viktimat e fatkeqësive natyrore, ose për projekte të mëdha infrastrukturore.