15:47 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Biden përqendrohet tek tema e abortit, ndërsa Trump përballet me gjyqin në Nju Jork

16:04 | 22/04/2024
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Biden përqendrohet tek tema e abortit, ndërsa Trump përballet me gjyqin në Nju Jork

Procesi gjyqësor penal ndaj ish-Presidenti Donald Trump hyn sot në një fazë të re ndërsa pritet që palët avokatët mbrojtës dhe prokurorët të paraqesin argumentat e tyre para anëtarëve të jurisë. Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, Presidenti Joe Biden pritet që në kuadër të fushatës presidenciale, të qëndrojë të martën në Tampa të Floridës për të folur mbi të drejtat riprodhuese.

Tani që 12 anëtarët e jurisë u zgjodhën, prokurorët dhe avokatët mbrojtës të ish Presidentit Trump paraqesin sot argumentat e tyre në procesin gjyqësor penal ndaj ish Presidentit Donald Trump, në Manhatan të Nju Jorkut, mbi akuzat për fshehjen e pagesës ndaj një aktoreje pornografike në këmbim të heshtjes së saj.

Ai përballet me 34 akuza penale mbi rolin e dyshuar të tij në përpjekjet për të fshehur pagesën e bërë ndaj aktores Stormy Daniels e cila pretendon se ka patur një marrëdhënie jashtëmatesore me zotin Trump, përpara fushatës presidenciale të vitit 2016. Zoti Trump, i cili pritet të marrë emërimin e republikanëve për zgjedhjet e këtij viti, ka mohuar me këmbëngulje akuzat e ngritura ndaj tij.

“Kjo është një gjueti shtrigash përmes së cilës po tentohet të dëmtohet fushata e dikujt që po i vihet përballe presidentit më të keq në historinë e vendit. (Presidenti Joe) Biden është presidenti më i keq në historinë e vendit. Po e mund në një masë të konsiderueshme. Dhe kjo është e vetmja rrugë që ata mendojnë se mund të fitojnë. Por do t’u dali keq”, tha kandidati republikan për President, Donald Trump.

Për shkak të kushteve të këqija të motit, zoti Trump u detyrua të anulonte këtë fundjavë një tubim në Karolinën e Veriut.

Të shtunën, ai përdori platformën Truth Social për të ngritur pretendimet se ai duhet të ketë imunitet presidencial, lidhur me një çështje tjetër të ngritur ndaj tij për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale.

Argumentet mbi këtë rast do të dëgjohen nga Gjykata e Lartë në 25 prill. Disa votues demokratë, që po e ndjekin çështjen me interes, mund të ndikohen dhe të bëhen më të vendosur, thonë analistët.

“Sa i përket votuesve që po e ndjekin çështjen, kjo ka pak të bëjë me përkrahësit e Donald Trumpit sepse shumë prej tyre i pëlqejnë prirjet autoritare dhe do t’u pëlqente që ai të bënte çfarë të mundte si president. Presidenti Biden, ka argumentuar se nuk mund të votohet që të kthehet në drejtimin e Shtëpisë së Bardhë dikush që është kërcënim real për demokracinë, të bëjë çfarëdo që ata (përkrahësit e tij) do donin që ai të bënte”, thotë Todd Belt i Universitetit, “George Washington”.

Presidenti Biden, që po kandidon për t’u rizgjedhur, vazhdon të mos i përmendë sfidat ligjore të kundërshtarit të tij. Të premten, ai e drejtoi mesazhin e tij politik tek anëtarët e sindikatës së punonjësve elektrikë.

“Paraardhësi im u hoqi mbrojtjen punëtorëve amerikanë. Ai kundërshtoi rritjen e pagës minimale. Dhe ai është krenar, shumë krenar për shkurtimin e taksave prej 2 trilion dollarësh kur ishte president përmes së cilës përfituan në masë të madhe të pasurit dhe u krijuan korporatat më të mëdhaja, ndërsa borxhi federal u rrit me shpejtësi”, tha Presidenti Biden.

Punonjësit e sindikatave paraqesin një elektorat për të cilin të dy kandidatët kanë nevojë për të siguruar fitoren, thotë Hans Noel nga universiteti “Georgetown”.

“Partia Demokrate është forca që në të shkuarën ka mbështetur kauzat e punonjësve të sindikatave dhe është diçka që për të cilë duhen kujtuar, nëse Bideni do votat e tyre. Ndërkohë, edhe Trumpi po synon të njëjti grup, por me një mesazh paksa më ndryshe, një mesazh që lidhet me emigracionin dhe vlerat”.

Në javët e ardhshme, ish Presidenti Trump duhet të jetë i pranishëm në seancat për procesin gjyqësor penal kundër tij. Sipas kalendarit të publikuar në faqen e internetit të fushatës së tij, nuk pritet që ai të ketë ndonjë takim elektoral, deri në 11 maj, kur mbahet tubimi në Wildwood të Nju Xhersit.

Ekipi i fushatës së Presidentit Biden i tha Zërit të Amerikës se ai pritet të mbajë fjalim në Tampa të Floridës, të martën, ku do të përqëndrohet në një çështje të rëndësishme për zgjedhjet e 2024, lirinë e së drejtës së riprodhimit.

Pas

Sunak: Fluturimet për të kthyer emigrantët në Ruandë fillojnë brenda 10 -12 javësh

Para

Shqiprim Arifi për Fax News: Shkarkimi im nga Vuçiç dhe Kurti

Para
Shqiprim Arifi për Fax News: Shkarkimi im nga Vuçiç dhe Kurti

Shqiprim Arifi për Fax News: Shkarkimi im nga Vuçiç dhe Kurti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mesazh për punonjësit e Policisë dhe instruktazhi për ruajtjen e objekteve zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron subjektet politike: Respektoni heshtjen zgjedhore, mos adresoni asnjë mesazh, në asnjë formë!

Krimi zgjedhor/ Prokurorët e SPAK zbarkojnë në 12 qarqet e vendit, shoqërohen nga agjentët e BKH! Ja zonat më problematike

Shqiptari plagos oficerin e policisë me thikë në Greqi

Aksident i rëndë në Gramsh: Humb jetën 32-vjeçari, dyshohet për tjetër viktimë

Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në disa qarqe, 5 grupe të OSBE-ODIHR ‘mësyjnë’ në Vlorë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.