22:34 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bie euro, udhëtime dhe apartamente më të lira, por rroga më të ulëta

10:12 | 06/03/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bie euro, udhëtime dhe apartamente më të lira, por rroga më të ulëta

Euro ka arritur nivele më të ulëta prej vitit 2009, e teksa kjo monedhë vijon të pësojë rënie, ajo ka sjellë përfitime dhe humbje për kategori të ndryshme.

Nga rënia e euros kanë dalë të fituar kryesisht personat dhe bizneset që kanë kredi në euro, ata që duan të blejnë shtëpi apo ata që zgjedhin të udhëtojnë nëpër Europë.

Por niveli i ulët i euros ka sjellë edhe humbje nga kjo situatë për ata që paguhen në euro dhe për eksportuesit. Bazuar në një klasifikim të “Monitor”, renditen disa kategori fituesish dhe humbësish.

Këstet e kredive më të lira në euro, më të shtrenjta në dollarë

Nëse disa vite më parë huatë ishin të preferuara në euro, sot është e vështirë të marrësh një hua në valutë, pasi bankat i rekomandojnë klientët të marrin hua në monedhën që ata i kanë të ardhurat.

Kredimarrësit që kanë të ardhura në lekë po përfitojnë nga zhvlerësimi i euros, që i ka bërë këstet rreth 5% më të lira se dy apo tre vite më parë. Në të kundërt, të gjithë ata që kanë marrë kredi në dollarë u rezultojnë këstet më të shtrenjta.

Çmimet e shtëpive

Teksa çmimet e apartamenteve po njohin rritje të shpejtë muajt e fundit, shtrenjtimi i tyre po amortizohet disi nga nënçmimi i euros.

“Sot, në të njëjtën zonë, për të njëjtën sipërfaqe, kur çmimi ka arritur në 1100 euro për metër katror, apartamenti kushton 99 mijë euro. Nëse kursi do të ishte i njëjtë si në vitin 2014, atëherë kosto e shtëpisë në monedhën vendase do të ishte 13.9 milionë lekë, apo 10% më i shtrenjtë. Por, sot, kur euro këmbehet me rreth 135 lekë, kosto reale e shtëpisë është 13.5 milionë lekë, apo rreth 7% më e shtrenjtë, duke bërë që kursimi nga kursi i këmbimit të jetë gati 3 mijë euro.”, shkruan “Monitor”.

Ulen pagat në euro, rriten ato në dollarë

Shumë institucione, por dhe biznese private i paguajnë në euro punonjësit.  Ndërsa ata iu gëzuan një rritjeje të euros në vitet 2010-2015, tashmë po u ndodh e kundërta. Ndonëse paga mund të mos ketë ndryshuar, të ardhurat reale në lekë janë 4-5% më të ulëta se dy vjet më parë, kur euro këmbehej me 140 lekë.

Një pagë vjetore prej 1200 eurosh, e konvertuar me kursin e sotëm është 163 mijë lekë, nga 168 mijë lekë që ishte më parë, pra rreth 5 mijë lekë më pak.

Pushimet, më të lira brenda Europës

Ofertat e pushimeve janë të gjitha në euro, duke i bërë ato më të lira për të gjithë ata që vendosin të udhëtojnë jashtë vendit.

Nga ana tjetër, u rezulton më shtrenjtë atyre që duan të ikin në Shtetet e Bashkuara, që duhet të shpenzojnë mesatarisht 25% më shumë për të këmbyer lekët në dollarë, në krahasim me dy-tre vjet më parë.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: eurokredipushimerenierroga
Pas

‘’11 mijë diploma false, 11 mijë bomba sociale që marrin në qafë çdo ditë qindra mijëra njerëz’’

Para

Pas problemit me parkimin, qendra Toptani mashtron klientët me çmimet (FOTOT)

Para
Pas problemit me parkimin, qendra Toptani mashtron klientët me çmimet (FOTOT)

Pas problemit me parkimin, qendra Toptani mashtron klientët me çmimet (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

6 objekte arsimore në Kurbin të përfunduara falë Programit “EU4Schools”

Aksident në aksin Pukë–Shkodër, plagosen dy persona

Erdogan i ashpër me Netanyahun dhe qeverinë e tij

Itali/ Gjashtë kilogramë kokainë të fshehur në makinë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar

Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët luftarakë izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor

Pirro Vengu në Shkodër: Forcim i zinxhirit të reagimit ndaj emergjencave dhe plan për Qendrën Rajonale të Emergjencave Civile

Bjellorusi/Sergei Tikhanovsky, lideri i opozitës, lirohet nga burgu

Media ndërkombëtare: Truproja personal i Nasrallahut eliminohet nga një sulm izraelit

Lufta në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi kërcënojnë se do të sulmojnë anijet amerikane

Ndahet nga jeta gazetari dhe mësuesi i njohur në Korçë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.