13:01 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bie marrëshja me ‘Fushën” për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, Bashkia këmbëngul: Do të ndërtohet me lekët e buxhetit të shtetit

15:04 | 26/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Firma daneze “Bjarke Ingels” tërhiqet nga projekti i Teatrit Kombëtar

Bashkia Tiranë njofton se Teatrit i ri Kombëtar do të ndërtohet si një investim me fonde publike, për të plotësuar të gjitha kërkesat teknike të artistëve për vënien në skenë të shfaqjeve.

Me anë të një deklaratë për shtyp, Bashkia e Tiranës sqaroi sot se vendimi për ta ndërtuar godinën e re me fonde publike vjen në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili plotëson kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale.

Bashkia e Tiranës njoftoi se arsyet e mos rënies dakord me palën private, që ishte ofruar për ndërtimin e teatrit të ri, lidhen me pamundësinë e kompanisë për ta realizuar projektin në një kohë të shpejtë dhe sipas të gjitha kërkesave teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komisionin e negocimit.

Më poshtë deklarata e plotë:

Në mbështetje të ligjit nr. 37/2018 dhe vendimit nr. 352, datë 04.04.2019 të Këshillit të Ministrave, pranë Bashkisë së Tiranës u ngrit komisioni për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar”, në përbërje të të cilit ishte edhe përfaqësia e artistëve.

Komisioni i vlerësimit dhe negocimit nisi punën me hartimin e thirrjes së hapur për palët private të interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe paraqitjen e një oferte financiare për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe zhvillimin e zonës urbane. Thirrja e hapur u publikua në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, si dhe u dërgua për botim në buletinin zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike.

Pas përfundimit të afatit për dorëzimin e ofertave, komisioni i vlerësimit, në përputhje me parashikimet ligjore dhe nën ekspertizën konsulentit të përzgjedhur për të ndihmuar komisionin, nisi punën me negocimin e ofertës së palës private të interesuar.

Komisioni i negocimit, në mbështetje të të gjitha kërkesave të komunitetit të artistëve për një teatër modern, i cili përmbush kriteret e nevojshme për realizimin profesional e me cilësi të shfaqjeve teatrale, nuk arriti të gjejë dakordësinë me palën private. Modeli financiar i propozuar nga pala private e interesuar për ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar dhe zhvillimit të zonës urbane, por edhe kompleksiteti i projektit, i cili duhet të përmbushte të gjitha kërkesat teknike të kërkuara nga përfaqësia e artistëve në komision, nuk mundësonte ndërtimin e godinës në një kohë të shpejtë dhe me infrastrukturë moderne për një teatër bashkëkohor.

Nisur nga interesi për të ndërtuar një godinë bashkëkohore dhe moderne, që plotëson të gjitha kushtet teknike për realizimin e shfaqjeve, e cila t’i shërbejë komunitetit artistik teatror dhe publikut artdashës, Qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që godina e re e Teatrit Kombëtar të ndërtohet nga shteti si një investim publik.

Për këto arsye, Bashkia e Tiranës do t’i kërkojë Qeverisë Shqiptare që ta mbështesë financiarisht për realizimin e kësaj vepre ikonike për qytetin dhe vendin tonë. Bashkia e Tiranës zotohet se do ta ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar në një kohë më të shkurtër kalendarike dhe në përmbushje të të gjitha kërkesave teknike të shprehura nga komuniteti i artistëve në konsultimet publike.

Puna për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar do të nisë brenda vitit të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës Kryeqytet të Shqipërisë.

Etiketa: teatri kombetar
Pas

“Jo mo burrë, ç’a xhelozie 60 e ca vjeç”, dhëndri i familjes Tosuni tregon shkakun e krimit në Durrës: Dje piva kafe me Ruzhdiun…

Para

Pas debatit goditi me thikë djalin nga Lezha, 24-vjeçarja tregon pse e iu kundërvu të riut

Para
Lezhë, djegin me benzinë makinën e policit dhe arratisen nga vendngjarja

Pas debatit goditi me thikë djalin nga Lezha, 24-vjeçarja tregon pse e iu kundërvu të riut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në Durrës, hetohet mjeku

I vdes pacientja gjatë operacionit, mjeku në Durrës akuzohet për neglizhencë në trajtimin mjekësor

‘Notturno’ botohet në italisht, libri i ish-presidentit Bamir Topi! Prezantohet në Torino

Ambasada Amerikane në Tiranë dhuron pajisje për rritjen e sigurisë në burgje

Britania shqyrton ligjin e kastrimit për pedofilët dhe abuzuesit seksualë

Macron kryeson takimin për të adresuar ‘kërcënimin’ e Vëllazërisë Myslimane

Diplomacia e Selisë së Shenjtë, WSJ: Samiti Rusi-Ukrainë në Vatikan mund të mbahet në mesin e qershorit

Elon Musk viziton Pentagonin, pritet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth

Ish-kreu i inteligjencës britanike: Lufta e Izraelit, kërcënim për Evropën e botën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.