Një person ka rënë në greminë në malin e Çikës në Vlorë.
Personi që ka rënë në greminë rezulton të jetë punonjës i ujësjellësit të Bashkisë Himarë, dhe jo një turist siç u tha fillimisht.
Shtetasi në fjalë ka qenë duke punuar në burimet e ujit të Çikës. Sipas informacioneve zona është e izoluar por ka akses deri në një pikë për të shkuar me makinë.
Kërkohet ndërhyrja e forcave eksperte për nxjerrjen e tij, ndërsa raportohet se nga Tirana është nisur një helikopter i Urgjencës Kombëtare.
Terreni ku ka rënë punonjësi i ujësjellësit është i vështirë për të ndërhyrë. Nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 28.06.2022, rreth orës 11:20, në sallën operative të DVP Vlorë, është marrë njoftim se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodhen në malin e Çikës dhe se njëri prej tyre, shtetasi A. A., rreth 55 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është dëmtuar.
Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe shërbimet e emergjencës, për të bërë të mundur transportin e shtetasin e dëmtuar, në spital.
(E.K/Faxweb.al)