Sot rreth orës 10:15, në fshatin Zharrëz, shtetasja Nadire Kothere 68 vjeçe, duke u dhënë ushqim shpendëve dyshohet se ka rënë në një gropë me serë dhe ka ndërruar jetë.
Shërbimi zjarrfikës ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrathanave të kësaj ngjarje.