Një 35 vjeçar ka humbur jetën në Kodër Kamëz pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
35 vjeçari K.T, i cili ishte duke punuar me betonjere në shtëpinë e shtetasit B.Gj, gjatë manovrimeve për të kryer hedhjen e betonit, ka rënë në kontakt me telat e korentit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas policisë dyshohet se nga një manovrim i gabuar ka rënë në kontakt me një kabëll korenti dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
(M.D/Shuplaka)