Një 61-vjeçar ka gjetur vdekjen e pas kontaktit që ka pasur me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit në zonën e Currilave në afërsi të vendit që njihet si ‘porti i gjermanit’. dhe sipas raportimeve paraprake dyshohet se ka qenë aksidentale.
Mësohet se 61-vjeçari i quajtur Beniamin Ismaili, ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij në spital. Ndërkohë bëhet me dije se ka qenë një qytetar që ka konstatuar vdekjen e 61 vjeçarit dhe ka njoftuar policinë.
Informacion paraprak
Më datë 06.09.2019, në afërsi të Stacionit të Trenit, tek një parkim shtetasi B.I., 55 vjeç, banues në Durrës duke punuar ka rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)