Një 24-vjeçar nga Pogradeci ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sipas njoftimit të policisës në spitalin e Librazhdit është dërguar pa shenja jete shtetasI D.L., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, ku gjatë punës në fshatin Xhyre, Librazhd, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale.
(M.Q/Faxweb)