Një 40-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Pogradec. Gjatë kohës kur punonte në minierën e kromit në Pojskë, shtetasi me inicialet F.D., banues në fshatin Rëmenj, dyshohet se ka rënë aksidentalisht në pus. Si pasojë e rrëzimit ka marrë dëmtime trupore.
Ai është dërguar menjëherë në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga ana e Policisë, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme në lidhje me rastin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.07.2017, jemi njoftuar se në Spitalin e Pogradecit ka shkuar i dëmtuar shtetasi F.D, rreth 40 vjeç, banues në fshatin Rëmenj-Pogradec.
Nga të dhënat e para, rezulton se ky shtetas duke punuar në minierën e Kromit në Pojskë, aksidentalisht dyshohet të ketë rënë në pus, ku për pasojë ka marrë dëmtime trupore. Shtetasi i mësipërm aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Nga ana e Policisë, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme në lidhje me rastin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.