Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit ku një person ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të Velierës ndërsa personi në fjalë, shtetasja polake me inicialet S.M., 23 vjeçe , ka marrë plagë të rënda në trup, ku burime për Faxëeb.al bëjnë me dije se është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal në Durrës.
Bëhet me dije gjithashtu se i plagosuri ka shembje në pjesë të ndryshme të trupit dhe është futur në sallën e operacionit në gjendje kritike për jetën, ndërsa burimet sipas Policisë, 23-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(F.GJ/FAXWEB.AL)