Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një djalë i ri ka rënë nga ballkoni në banesën ku jeton. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 14 korrikut, ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, tek pallati “Midarol”. I riu ka rënë rreth 03:50, ka rënë nga ballkoni i pallatit.
Si pasojë e rënies, 29-vjeçari me inicialet B.H ndodhet në SQU në gjendje të rëndë për jetën. Sakaq nuk dihet nëse i riu ka rënë aksidentalisht, apo ka tentuar të vetëvritet.
“Komisariati i Policisë Nr. 4
1. Më datë 14.07.2017, rreth orës 03:50, në rrugën “Shefqet Kuka”, pallati “Midarol”, ka rënë nga ballkoni shtetasi B.H, vjeç 29, , i cili ndodhet në SQU, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)