Një 48-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në shtetin Italian teksa ishte duke punuar.
Emigranti shqiptar emri i të cilit nuk bëhet i ditur, po punonte në një kantier ndërtimi në Olgiate Olona, në provincën e Vareses, kur ka rrëshkitur nga çatia e ndërtesës duke rënë nga një lartësi prej 4 metrash.
Sipas mediave italiane, shqiptari ishte baba i dy fëmijëve dhe jetonte në Busto Arsizio.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 08:00. Pavarësisht mbërritjes së ambulancës, 48-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)