Policia e Beratit ka njoftuar se një 65-vjeçarë nga Ura Vajgurore, shtetasi H.Ç, 65 vjeç, ka rënë nga karroca e cila tërhiqej me kalë dhe ka gjetur vdekjen.
Trupi i pa jetë është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Berat ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Berat
Informacion paraprak
Më date 28.12.2017, në Sallën Operative është njoftuar se në fshatin Samaticë, Ura Vajgurore, shtetasi H.Ç, 65 vjeç, ka rënë nga karroca e cila tërhiqej me kalë dhe ka gjetur vdekjen.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku po kryen veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Trupi i pa jetë është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Berat ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. (B.H/Faxweb)