Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Fax News raporton se një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 7-të i një pallati, në lagjen 5 të qytetit.
Bëhet e ditur se viktima është rreth 50 vjeç dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po nis hetimet.
Ende nuk bëhet e ditur nëse gruaja është hedhur apo është rrëzuar aksidentalisht.
(M.Q/Faxweb)