Një fëmijë 7-vjeçar ka rënë nga kati i pestë i një pallati në qytetin e Korçës. Fëmija njoftohet se është dërguar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Ngjarja ka ndohur në lagjen nr.10 të qytetit juglindor. Mësohet se fëmija ka rënë aksidentalisht teksa po luante në shkallët e brendshme të pallatit me një shok.
Deri tani bëhet me dije se grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur më tej ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policise
Më datë 03.05.2017, jemi njoftuar se në lagjen nr 10 të qytetit të Korçës, rruga “Pano Xhamballa” ka rënë aksidentalisht në shkallët e brendshme të pallatit ku banonte, një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili ka qenë duke luajtur me një bashkëmoshatar të tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Për pasojë ky i fundit ka marrë dëmtime dhe po transportohet në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të jetë aksidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
(M.D/Shuplaka)