Një 55-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal të Durrësit pasi është rrëzuar nga shkallët e një anieje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe 55-vjeçari me inicialet SH.L., mësohet se është banues në lagjen 11 në Durrës dhe ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Informacion paraprak
Më datë 08.05.2019, rreth orës 20:30, në Spitalin Rajonal Durrës ka shkuar për ndihmë mjeksore shtetasi Sh.L., 55 vjeç, banues në lagjen 11 Durrës, puntor në Portin e Durrësit (Marinar), i cili është rrëzuar nga shkallët e një anieje dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
(F.GJ/FAXWEB.AL)