Bashkia e Tiranës njofton se niveli i ndotjes në kryeqytet ka pësuar ulje në krahasim me një vit më parë.
Disa matje të bëra nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, në vitin 2016 ndotja në Tiranë u ul nga 78 µg/m³ në 2015, në 63 µg/m³.
Kryeqyteti është qendra më urbane e ndotur në vend, kjo për shkak të qarkullimit të automjeteve.
Në një njoftim për mediat, Bashkia e Tiranës bën me dije se prej disa javësh po monitoron ndotjen e ajrit në ditë të zakonshme me trafik, por dhe në ditët e pushimit, kryesisht në fundjavë, në të cilat rezulton se ka një ulje të ndjeshme të nivelit të ndotjes, për shkak edhe të uljes së qarkullimit të automjeteve.
Sipas të dhënave të bashksië, vetëm në krahasim me vitin e kaluar, ndotja e ajrit është ulur me 10 përqind.
Bashkia u bën thirrje qytetarëve që të lëvizin sa më pak me makina, dhe në vend të tyre të përdoren biçikletat.
Sakaq, bashkia ka nisur ndërtimin e 10 kilometrave korsi të dedikuar për biçikletat, kjo për të ndihmuar në uljen e ndotjes së ajrit. (D.D/Shuplaka)