Pas 30 vjetësh partia e drejtuar aktualisht nga kryeministri në detyrë, Milo Gjukanoviç do të jetë në opozitë. Kjo pasi opozita e Malit të Zi ka arritur marrëveshjen duke siguruar numrat e ulëseve në parlament. Partia e shqiptarit, Dritan Abazoviç mori 4 mandate në këto zgjedhje ndërsa i ka bashkuar me grupin e madh opozitar
Partia Demokratike e Socialistëve ka fituar numrin më të madh të votave, por partitë opozitare kanë marrë më shumë në total. Gjokanoviç mori 35,12% të votave ose 30 mandate, e pasuar nga koalicioni për të ardhmen e Malit të Zi, me 32,52%, ose 27 mandate ndërsa tri koalicionet opozitare, përfshirë “Paqja është kombi ynë” dhe “E bardhë në të zezë” kanë fituar më shumë mandate, 41 nga 81 që ka gjithsej Mali i Zi.
Koalicionet shqiptare kanë arritur të sigurojnë dy deputetë në Kuvend. Lista Shqiptare ka marrë 1,61% të votave, duke siguruar një mandat, e po ashtu Koalicioni Shqiptar ka siguruar një mandat deputeti me 1,16% të votave. Rivali i Milo Gjukanovçit , Zdravko Krivokapiç, i Aleancës pro-serbe për të ardhmen e Malit të Zi, do të jetë me shumë gjasë kryeministri i ri i Malit të Zi nëse merr votëbesimin në Kuvend, ç’ka është diçka vetëm për t’u zyrtarizuar tashmë.
Gjukanoviç tha se partia e tij mbetej më e forta me 30 mandate dhe se bashkë me partnerët tradicionalë të minoriteteve dhe partive të vogla mund të siguronin 40 mandate, një më pak se shumica e nevojshme, gjë të cilën nuk e ka arritur dot, e ashtu siç u paralajmërua më hërët, politikani me origjinë shqiptare, Dritan Abazoviç vendosi se kush do të drejtojë shtetin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)