Këtë mëngjes, çmimet e naftës së papërpunuar kanë shënuar sërish rënie. Sipas Washington Post, presidentët zakonisht luftojnë që çmimet e naftës të shkojnë poshtë, jo lart. Po për presidentin e sapo zgjedhur lufta do të jetë e kundërt.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane WTI, kanë rënë me 69 cent ose 1.3%, duke u tregtuar me 52.29 dollarë për fuçi. Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane Brent, kanë rënë me 60 cent ose 1.08%, duke u tregtuar me 55.12 dollarë për fuçi.
Rritja e papritur e normës së interesit të publikuar nga Rezerva Shtetërore amerikane, mendohet të jetë shkaku i kësaj rënieje të cmimeve. Të paktën kështu shprehen ekspertët amerikanë.