Një zjarr ka rënë në godinën e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve. Burime për Fax News bëjnë ditur se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në rrjet. Një nga automatet ka plasur dhe për pasojë është djegur rrjeti.
Bëhet e ditur se nuk ka dëme materiale në Autoritetin e Hapjes së Dosjeve. Po punohet për riparimin e defektit që ka shkaktuar flakën.
(M.Q/Faxweb.al)