Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Tepelenës, ku ka rënë një zjarr i madh.
Mësohet se nga ky zjarr rrezikohet lagjia “15 shtatori”, spitali dhe depot e ujit, pasi flakët po përhapen me shpejtësi. Vatra e zjarrit është në Kodrën mbi qytet dhe po zbret me shpejtësi drejt qytetit.
Sakaq, për shuarjen e flakëve është kërkuar ndërhyrja me helikopter sepse deri më tani shuarja e flakëve nga toka duket e pamundur.
Ndërkohë që në vendngjarje ndodhen Emergjencat Civile dhe kryetari i bashkisë, ende nuk kanë mbërritur zjarrfikësit, edhe pse zjarri ka nisur prej më shumë se 30 minuta. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Sakaq, kryetari bashkisë së Tepelenës Tërmet Peci në një lidhje telefonike për News 24 tha se nga zjarri rrezikohej edhe lagjia 15 shtatori, sepse ka edhe depo të vjetra të municioneve. Kryebashkiaku bëri me dije se janë marrë masa për të evakuuar banorët.
Vijon.. (D.D/Shuplaka)