10:56 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Bien depozitat në euro në nëntor, rritje e dobët dhe për kursimet në lekë

11:01 | 30/12/2024
në Ekonomi, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bien depozitat në euro në nëntor, rritje e dobët dhe për kursimet në lekë

Nëntori nuk ka qenë shumë pozitiv për kursimet në banka, sidomos ato në valutë, që kanë rënë për të dytin muaj radhazi, ndërsa depozitat në lekë kanë shënuar një rritje fare të lehtë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në muajin nëntor, stoku i depozitave në lekë arriti në 605.2 miliardë lekë. Në raport me muajin e mëparshëm, kursimet u rritën me 0.1%, ose 853 milionë lekë më shumë. Në krahasim me tetorin, kur kursimet në lekë u rritën me nivele rekord prej 12.6 miliardë lekë, ritmet janë ngadalësuar ndjeshëm.

Të dhënat e detajuara tregojnë se kjo tendencë është ndikuar nga dy faktorë. Së pari kursimet e rezidentëve janë shtuar me 3.1 miliardë lekë. Në kahun e kundërt ka ndikuar sektori jo financiar publik, kursimet e të cilëve kanë rënë me rreth 3 miliardë lekë.

Ndonëse janë në rritje, kursimet e individëve po orientohen serish drejt depozitave pa afat, duke reflektuar rënien e normave të interesit, pas politikës monetare lehtësuese të Bankës së Shqipërisë.

 

 

Me bazë vjetore, kursimet në lekë janë rritur me 7%, ose 40 miliardë lekë më shumë.

Ndryshe nga kursimet në lekë, ato në valutë kanë rënë për të dytin muaj radhazi. Në nëntor ishin të depozituara në banka 8 miliardë euro, ose 21 milionë euro më pak se muaji i mëparshëm. (“Monitor” raporton të dhënat e depozitave në valutë të shprehura në euro, për të shmangur efektin e kursit të këmbimit).

Me bazë vjetore, kursimet në euro janë rritur me 10%, ose 724 milionë euro më shumë. Ritmet e rritjes së depozitave në euro ishin të larta në korrik gusht e shtator, duke reflektuar efektet sezonal të prurjeve të emigrantëve si dhe të të ardhurave nga turistët. Gjithsesi ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm. Një vit më parë (nëntor 2023/nëntor 2022), kursimet në euro ishin rritur me gati 1 miliardë euro.

Pas

“Mbushën” Lionin me drogë, SPAK çon për gjykim dy krerët e grupit shqiptar që vepronte në Francë, ndihmësit e tyre…(EMRAT)

Para

Fëmijët vizitojnë Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, Vengu: Frymëzim të bëhen profesionistët e përkushtuar të së nesërmes

Para
Fëmijët vizitojnë Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, Vengu: Frymëzim të bëhen profesionistët e përkushtuar të së nesërmes

Fëmijët vizitojnë Bazën e Mbështetjes për Emergjencat Civile, Vengu: Frymëzim të bëhen profesionistët e përkushtuar të së nesërmes

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK kërkon gjykimin e anëtarëve të bandës së Suel Çelës

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

Berisha paralajmëroi protestë, policia nuk jep leje, zbardhet arsyeja

Kryeministri britanik Keir Starmer mbërrin në Presidencë, takon Begajn

Përpjekja 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, do ketë sërish dështim apo zgjidhje politike?

Europa “zbret” sot në Tiranë/ Nga Starmer, te Costa, Rutte, Von der Leyen dhe Zelensky

Shkodër/Arrestime dhe procedime penale për shkelje të ndryshme ligjore

Sherr me thikë në Durrës, lëndohet një i ri

Aksident tragjik në Plepa-Kavajë, humb jetën këmbësorja

Votat për kandidatët preferencialë në Gjirokastër, kush janë 3 deputetët socialistë që bëhen pjesë e Parlamentit të ri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.