08:34 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Bien edhe depozitat, ku shkuan 46 milionë euro në qershor?!

10:17 | 01/08/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bien edhe depozitat, ku shkuan 46 milionë euro në qershor?!

Teksa interesat e depozitave janë ulur ndjeshëm vitet e fundit, individët kanë reaguar duke tentuar investimet me afate me të gjata, duke iu drejtuar letrave me vlerë të qeverisë, apo dhe alternativa të tjera më të rrezikshme si investimet në platformat online, në monedha virtuale dhe madje së fundi Banka e Shqipërisë raportoi se ka një rritje të fenomenit të fajdeve….

Qershori nuk ka qenë një muaj i mirë për sistemin bankar, që ka parë një rënie si të kredisë ashtu dhe të depozitave.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë stoku i depozitave zbriti në 988.6 miliardë lekë, me një rënie prej 0.6% në raport me muajin e kaluar. Në vlerë absolute, vetëm në qershor, kanë ikur neto nga bankat (depozitat e reja-tërheqjet) rreth 6.3 miliardë lekë, apo rreth 46 milionë euro, kryesisht kursime të individëve.

Në qershor kanë rënë si depozitat në valutë, ashtu dhe ato në lekë.

Kursimet në lekë u ulën me 2.5 miliardë lekë, apo 0.5%, kryesisht si rrjedhojë e reduktimit të depozitave me afat të individëve. Këta të fundit, prej disa vitesh nuk po shfaqin interes të vendosin lekët që vënë mënjanë në depozitat me afat, për shkak të interesave tepër të ulët (për kursimet një vjeçare kthimi është më pak se 1% në vit). Vetëm katër vitet e fundit (qershor 2017/qershor 2013), depozitat me afat të rezidentëve në lekë kanë rënë me rreth 820 milionë euro.

Normat e interesit të depozitave në lekë janë ulur ndjeshëm vitet e fundit, teksa Banka e Shqipërisë ka ndjekur që prej mesit të vitit 2011 një politikë lehtësuese monetare, që synonte uljen e kostos së parasë në ekonomi. Norma bazë, që shërben si referencë në ekonomi, ka zbritur aktualisht në nivele minimale rekord prej 1.25%, nga 5.25% që ishte në mes të vitit 2011, ndërsa interesat e depozitave një vjeçare janë ulur nga 6.6% në 0.8% për të njëjtën periudhë. Individët kanë reaguar duke tentuar investimet me afate me të gjata, duke iu drejtuar letrave me vlerë të qeverisë, apo dhe alternativa të tjera më të rrezikshme si investimet në platformat online, në monedha virtuale dhe madje së fundi Banka e Shqipërisë raportoi se ka një rritje të fenomenit të fajdeve.

Krahas rënies së depozitave në lekë, muajt e fundit është konstatuar dhe tkurrja e kursimeve në euro, që vitet e fundit kishin shënuar tendencë rritëse, teksa individët i ishin drejtuar monedhës së përbashkët si një alternativë më e sigurt.

Në qershor, depozitat në valutë ranë me 0.7% me bazë mujore, apo me rreth 28 milionë euro. Në krahasim me fillimin e vitit, depozitat në valutë kanë rënë me 1.43%.

Shqipëria ka një nivel të lartë euroizimi të kursimeve. Në qershor, kursimet në valutë zinin 52% të totalit të depozitave në vend.

Ndërsa ulja e interesave ka nxitur daljen e kursimeve nga bankat, në kahun tjetër ajo nuk po ndikon në rritjen e kreditimit të ekonomisë. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë për ekonominë zbriti në 543.5 miliardë lekë, duke arritur në nivelin më të ulët që nga janari i vitit 2016/Monitor/

 

 

 

 

 

Etiketa: depozitat
Pas

Situata me zjarrin, Emergjencat Civile: 5 vatra në të gjithë vendin, ndërhyrje me helikopter (VIDEO)

Para

Tërmet i fuqishëm në jug-lindje të Kretës, panik mes banorëve

Para
Tërmet i fuqishëm në jug-lindje të Kretës, panik mes banorëve

Tërmet i fuqishëm në jug-lindje të Kretës, panik mes banorëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.