Moderatorja e njohur Bieta Sulo është mjaft aktive në mediat sociale, dhe mëngjesin e sotëm ka habitur ndjekësit e saj teksa ka publikuar një foto.
Bieta ka publikuar një foto me një tullumbace rozë, e cila ka bërë që komentuesit të hamendësojnë se ajo është shtatzënë për herë të dytë në pritje të një vajze.
Por për të treguar se fotoja me tullumbace ishte thjeshtë rastësi dhe se i shkonte me fustanin, Bieta sqaron se e vetmja lidhje është se pret të bëhet teze e një vajze për herë të parë.
Megjithatë ajo ka shtuar se dëshiron që të ketë një fëmijë të dytë dhe të jetë vajzë, megjithëse e parashikon se do të ketë djalë.
“Miremengjes… me nje foto pa ?, se ky na i ngaterroi te gjitha. E vetmja lidhje qe mund t’i gjej hamendesimeve, eshte se pres me dite te behem per here te pare teze e nje vajze ?, por e verteta e fotos eshte me e thjeshte: ai tullumbac me gjendej ne shtepi dhe plus qe me shkonte me fustanin… po gjithsesi endrra te bukura pata me idene e nje femije te dyte ? qe do te doja ta kem vajze edhe pse parashikoj qe do ta kem djale ?”- shkruan moderatorja.