Këtë vit Big Brother erdhi ndryshe, në të të gjithë konkurentët hynë çift, por u bë qartë se në të nuk lejohej seks. Ndryshe nga sa u deklarua në fillim që në “Big Brother” nuk do të ketë seks, ka ardhur edhe një vendim i papritur për banorët.
Bnaorët këtë lajm e kanë pritur në mënyra të ndryshme, disa të shokuar e disa të lumtur.
Vetëm një ditë më parë konkurentëve të Big Brother ju komunikua se secili çift do të përfitojë 30 minuta intimitet në dhomën e cila është veçmas nga të tjerat që ndryshe quhet “Dhoma vend për dy”. Do të funksionojë në këtë mënyrë që “Big Brother” do thërrasë një çift çdo ditë dhe ata do përfitojnë 30 minuta në dhomën e veçantë.
Por edhe ky vendim i jurisë ka ngjallur debate , disa e quajnë normale, disa të tjerë e kanë shumë të vështirë që të hujnë në atë dhomë pasi kanë shumë pak kohë kanë që njihen dhe janë bërë çift në këtë reality show.
Madje Dona refuzon qëndrimin në këtë dhomë, por Musa e sqaron se atje mund edhe të flasin, të luajnë. “Nuk do të thotë patjetër 30 minuta marrëdhënie”, -thotë Musa, shkruan revista Who. Si më poshtë është dhoma ku do të qëndrojnë çiftet për 30 minuta intimitet. (J.V/Shuplaka)