Sezoni i këtij viti në ‘Big Brother’ ka rezultuar disa supriza të hidhura për banorët. Pas buxhetit të pakët dhe mungesës së ushqimeve për tre nga banorët situata ka shkuar edhe më keq.
Bëhet fjala për Ervinin, Olsin dhe Damianon të cilët janë mbyllur në ‘burg’ për shkak të sjelljes së tyre të pahijshme e jashtë etike.
Tashmë djemtë janë të ndarë nga pjesa tjetër e banorëve dhe u duhet të bëjnë gjëra nga më të ndryshmet, si larje rrobash në govata, fjetje në shesh dhe për të ngrënë kanë bukë e djathë.
Ky dënim mesa duket ka shqetësuar familjarët e tyre që i shohin ata nga ekrani.
Një prej të afërmeve të Damianit, njërit prej konkurrentëve ka thënë për ‘’Blitz.al’ se kjo është një sjellje çnjerëzore.
“Përveçse nuk u transmetuan për 3 orë, është çnjerëzore t’u japësh vetëm bukë, djathë e ujë”, – shkruan për Blitz.al një e afërme e Damianos, e cila për arsye anonimati nuk dëshiron të tregojë identitetin e saj. “Damianos i kishte dalë gjak nga hundët nga stresi dhe ishte ftohur nga fjetja në tokë. E kuptuam që janë të dënuar, por jo të trajtohen si kriminelë. Kanë një familje jashtë që i sheh e vuan. Po stresohemi ne jashtë, jo më ata brenda”.
“Big Brother” nuk ka vendosur akoma se kur do të mbarojë dënimi për Ervinin, Damianon dhe Olsin. (E.K/SHUPLAKA)