Dy nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, Semi dhe Iliri, kanë pasur së fundmi një debat mjaft të fortë, i cili është shoqëruar edhe me ofendime.
Çdo gjë nisi në momentin kur gjatë një diskutimi Semi i drejton gishtin e mesit Ilirit, e cili nuk e priti aspak mirë. Pas këtij gjesti, balerini i njohur i është kthyer konkurrentes duke e cilësuar si të “paedukatë”.
Më pas këngëtarja e njohur e ka sqaruar këtë ngjarje në dhomën e rrëfimit, duke thënë se nuk ka pasur asnjë qëllim të keq dhe se ishte talluar.
“Për shaka ia bëra me gishtin e mesit. E mori shumë seriozisht e mori shumë afër zemrës si gjë”, u shpreh Semi.
Nga ana tjetër, Iliri është ndjerë i ofenduar, gjë për të cilën diskutoi dhe me Arjolën.
“Ato mbaji për vete i thashë, “S’ta lejoj, je e paedukatë”!- i thashë. Troç, jo kshu jo ashu!”, u shpreh Iliri.