18:46 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Big Mac, një bombë e vërtetë, loja hapet nëse Kolegji Zgjedhor vendos në favor të PAP-së”

10:11 | 19/05/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari Endri Xhafo: Pse Rama nuk e pranon më paketën McAllister

Gazetari Endri Xhafo ka reaguar ndaj situatës politike në vend dhe fokusi i tij është në detajet e marrëveshjes Rama-Basha. Sipas gazetarit pas kronologjisë së ngjarjeve politike thekson se  kur dy partitë e mëdha janë bërë bashkë për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin zgjedhor, viktima kanë qenë të vegjlit.

“Ndaj partia e dytë çame, e nxitur nga LSI, nuk u tërhoq nga padia e saj në Kolegj Zgjedhor për anulimin e listave të kandidatëve, që, njësoj si PD deri dje, pretendon se janë regjistruar në tejkalim të afateve ligjore. Nëse Kolegji del mbi marrëveshjen politike të 18 majit dhe më 22 maj vendos në favor të kërkesës së PAP, atëherë loja e afateve hapet! Të vegjlit duan të paktën të bëhen bashkë sa për zgjedhje, me shpresë se mund t’u imponohen sadopak të mëdhenjve pas zgjedhjeve.”, përfundon Xhafo. 

Gazetari sqaron se BigMac është sandwich-i më i madh i rrjetit McDonald’s, me dy shtresa mishi, sallate dhe salcë, por një bombë e vërtetë kalorike. Big Mac është një term i përdorur nga Rama ku ky u shpreh: Hymë në takim me marrëveshjen McAllister, dolëm me marrëveshjen BigMac përsa i përket marrëveshjes me Bashës. 

SHKRIMI I PLOTË:

Marrëveshja e 18 majit e shpjeguar për fëmijë 
dhe si e hëngrën partitë e vogla…

1) PD thotë: “Nuk hyj në zgjedhje pa qeveri teknike se dua garanci mos më vidhet vota”; e ndjekin pas disa parti të vogla.
2) LSI i mban ison, gjithmonë duke qenë në qeveri me PS-në.
3) PS duron LSI-në, flet për krizë nervore të PD-së dhe pret.
4) Por, duke pritur PD-në, digjet afati i regjistrimit të koalicioneve në KQZ.
5) Duke pritur PD-në, digjen edhe 3 raundet e para për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, ku duhej një shumicë e cilësuar.
6) Duke pritur PD-në, PS, LSI dhe 13 parti të tjera regjistrojnë në limitet e kohës që parashikon ligji kandidatët e tyre për deputetë, por partitë janë vetëm tani, jo në koalicion.
7) Në kulmin e krizës, numri 2 i PS-së, Ruçi, kërcënon publikisht Metën në Parlament, se mazhoranca i ka 71 votat që i duhen për të zgjedhur Presidentin në raundin e katërt edhe pa votat e LSI-së. 
8) Meta ha presionin dhe merr të vetmen gjë që mund të marrë në atë moment, Presidentin e Republikës; mungesa e opozitës në zgjedhje e bën LSI-në më pak të rëndësishme në sy të PS-së. 
9) Meta bëhet pishman shpejt dhe është gati të dorëzojë postin e president ende pa e marrë, por kujt i hyn në punë dorëheqja e Metës tani?
10) Ndërkombëtarët janë në lojë dhe propozojnë paketën e negociatorit McAllister; pranon Rama, refuzon Basha. 
11) PD-së pas disa ditësh i mblidhet rripi nga amerikanët dhe pranon paketën.
12) Tani refuzon Rama; ai ka zgjidhur çështjen “Meta” dhe ka siguruar se ndërkombëtarët do t’i njohin zgjedhjet edhe pa praninë e opozitës.
13) Rast i artë për partitë e vogla me në krye LSI-në që të bëhen bllok kundër PS-së; Mediu dhe Duka çojnë ftesa për të gjitha partitë parlamentare për takim. Pse?
14) Partitë e vogla shpresojnë që me shtyrjen e datës së zgjedhjeve dhe marrëveshjen politike të rishikohen afatet e regjistrimit në KQZ, sepse jashtë koalicioneve të mëdha partitë e vogla janë të destinuara të treten, sidomos nëse në zgjedhje merr pjesë edhe PD.
15) Rama vjen në tryezë dhe i nxjerr të gjithë përjashta: “Dua të flas vetëm me Bashën”, u thotë ai të tjerëve.
16) Dy burra mbyllen vetëm kokë më kokë më 17 maj dhe dalin me shtrëngim duarsh kur ka hyrë dita e re.
17) Marrëveshja që finalizuan pak orë më vonë parashikon:
– mosndryshim të afateve të regjistrimit siç donin partitë e vogla, ato do të përballen të vetme në zgjedhje me dy gjigantët e politikës;
– praktikisht prishje të njëanshme të koalicionit aktual me LSI-në, sepse Ministria e Drejtësisë, Hipoteka, AZHBR-ja, që i kishte LSI, i kalojnë PD-së;
– gjysmë-qeveria teknike që krijohet do të rrijë “de facto” në detyrë deri në krijimin e qeverisë së re, praktikisht deri në mes të shtatorit;
– institucionalizohet dialogu Rama-Basha;
– Kushtetutë e re;
– Kod të ri zgjedhor, etj.etj.
18) Komenti më domethënës për marrëveshjen është ai i Ramës në dalje të PS-së: 
“Hymë në takim me marrëveshjen McAllister, dolëm me marrëveshjen BigMac”. 
– Sqarim: 
BigMac është sandwich-i më i madh i rrjetit McDonald’s, me dy shtresa mishi, sallate dhe salce, por një bombë e vërtetë kalorike.
– Konkluzion:
Kur dy partitë e mëdha janë bërë bashkë për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin zgjedhor, viktima kanë qenë të vegjlit. Ndaj partia e dytë çame, e nxitur nga LSI, nuk u tërhoq nga padia e saj në Kolegj Zgjedhor për anulimin e listave të kandidatëve, që, njësoj si PD deri dje, pretendon se janë regjistruar në tejkalim të afateve ligjore. Nëse Kolegji del mbi marrëveshjen politike të 18 majit dhe më 22 maj vendos në favor të kërkesës së PAP, atëherë loja e afateve hapet! Të vegjlit duan të paktën të bëhen bashkë sa për zgjedhje, me shpresë se mund t’u imponohen sadopak të mëdhenjve pas zgjedhjeve.

(J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: Endri Xhaforeagimsituata politike
Pas

Nuk e zgjasin shumë, Kuvendi mblidhet të hënën në seancë të jashtëzakonshme

Para

A do të përfshihen aleatët në LISTËN e PD-së, EMRAT që po qarkullojnë (DETAJET)

Para
A do të përfshihen aleatët në LISTËN e PD-së, EMRAT që po qarkullojnë (DETAJET)

A do të përfshihen aleatët në LISTËN e PD-së, EMRAT që po qarkullojnë (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aspiron të jetë kryetare e PD? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

E mbështetën oligarkët dhe PS-ja? Tabaku i përgjigjet akuzave që vijnë nga brenda PD: Nuk më mërzisin, as më dekurajojnë. Mesazhi që mora nga Berisha…

Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën, nga 296 që është pika maksimale në 281 metër. Shkak, mungesa e reshjeve

Gjermanisë i duhen 100,000 ushtarë të tjerë, planifikon rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Përkujtohet Kongresi i Përmetit, fanatikët e diktatorit shfaqen sërish në ceremoni

Stërvitja ‘Defender Europe 2025’, faza e dytë nis më 26 maj, Shqipëria pjesë e ‘Immediate Response’ me 7 shtete të tjera! Lilo: Për herë të parë me dronë

Italiani humbi jetën në QSUT, merren në pytetje administratori e dentisti i klinikës

“URA”| Ish-efektivi Altin Morina kërkoi informacion nga Gledis Nano për trafikantët

BE, sërish sanksione ndaj Rusisë/ Bloomberg: Po shqyrtohet përjashtimi i më shumë se 20 bankave ruse nga sistemi SWIFT

Tubimi i maturantëve serbë me tre gishta dhe thirrje, ministri kosovar Sveçla: Asgjë e re prej tyre! Shfaqjen e shovinizmit dhe ekstremizmit e quajnë festë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.