Duhet thënë se infrasturktura në vendin tonë ende lë shumë vend për të dëshiruar. Një prej tyre është edhe Krasta në zonën Dibrës, rrugë në të cilën nuk është bërë asnjë investim prej 27 vitesh. Rruga në fjalë që i shërben mijëra banorëve por edhe firmave mineral-shfrytëzuese veç gjendjes së rënduar të saj është edhe e rrezikshme.
Në 18 km gjatësi, vihen re një numër i madh lapidaresh të cilët personifikojnë viktimat që kanë humbur jetën si pasojë e qarkullimit në këtë aks rrugor. Me këtë numër viktimash i bje që mesatarisht në 1 km të ketë humbug jetën një person.
Drejtuesit e mjeteve thonë se jo vetëm nuk investohet në përmirësimin e rrugës për të lëvizur, por as në vendosjen e sinjalistikës apo mbrojtëseve metalike anësore. Për banorët e thjeshtë problem është transporti i të sëmurëve drejt spitalit të Bulqizës pasi në këtë gjendje që është rruga, atyre iu duhet më shumë se një orë për të shkuar në spital.
Ndërkohë që nga ana tjetër, një ndër shkaqet e dëmtimit të kësaj rruge, mësohet të jetë edhe kalimi i mjeteve të tonazhit të lartë që transportojnë mineral kromi drejt Durrësit. (E.K/SHUPLAKA)