Rreth 200 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve rrugore të shënuara gjatë festave të fundvitit të Tajlandë.
Mediat lokale që u janë referuar burimeve qeveritare, drejtimi i makinës në gjendje të dehur është bërë shkak për numrin e madh të aksidenteve , duke zënë 48.9% të të gjitha aksidenteve.
“Autoritetet kanë regjistruar 1 961 aksidente në të gjithë vendin, të cilat kanë shkaktuar 200 persona të vdekur dhe 2 099 persona të plagosur, ka deklaruar Chaipreuk Sereeerak, sekretar i Ministrisë së Arsimit për gazetës tajlandeze “Bangkok Post”.
Ai ka bërë me dije se ky bilanc është i rëndë duke marrë në konsideratë që vitin e kaluar janë regjistruar 178 vdekje rrugore.