Italia është një nga vendet më tëprekura nga panemdia e koronavirusit, ndërsa shpesh është lakuar në mediat vendase por jo vetëm, se shifrat e viktimave si pasojë e pandemisë që jepen nga autoritetet, nuk janë të sakta.
Një gjë e tillë ndodh se sistemi shëndetësor sidomos në veri të vendit është pranë kolapsit, ndërsa dhjetra persona kanë humbur jetën nëpër banesat e tyre, shpesh pa u identifikuar apo diagnistifikuar nga mjekët.
Kjo shtë zbuluar edhe nga intervistat që janë realizuar me familjarët e viktimave ku vetëm në provincën e Bergamos, në të cilën raportohen mbi 2 mijë të vdekur nga pandemia, një studim i javës së kaluar zbuloi se bilanci real mund të jetë dyfishi, pasi aty përfshihen vetëm rastet në spitale.
Rikardo Munda, që po kryen punën e dy doktorëve në këtë zonë pasi kolegu i tij është infektuar, thotë se konsultat me telefon nuk duken aq efikase.
“Shumica e pacientëve të moshuar duhet të ekzaminohen në shtëpi përndryshe nuk i shpëton dot pasi ata mund të vuajnë nga demenca apo sëmundja e moshës dhe nuk i raportojnë dot simptomat që po përjetojnë”, tha ai.
Sipas Mundës, nëse njerëzve do u sigurohej shërbim i shpejtë mjekësor do evitohej numri i lartë i vdekjeve në vend, por doktorët e familjes janë të tejngarkuar, nuk kanë mjaftueshëm maska dhe veshje mbrojtëse dhe u kanë kërkuar qytetarët të mos lëvizin për vizita po nuk e patën të nevojshme.
Tani shumë pacientë nuk përfundojnë më në spitale por përkujdesen vetë në shtëpi me ilaçet dhe aparatet ekzistuese kur kanë probleme me frymëmarrjen.
“Shumë familje që e kanë përjetuar një herë humbjen në spital të një anëtari të familjes nuk duan që të ndodhen më larg të dashurve në ditët e tyre të fundit, ndaj preferojnë t’i mbajnë ata në shtëpi për këtë moment të dhimbshëm. Po jetojmë në një luftë reale, një luftë së cilës tani nuk ia shohim dot fundin,” ka treguar infermierja Maura Zukeli.
Zukeli thotë se eikipi i saj në zonën e Bergamos detyrohet të kalojë orë të vështira e emocionuese në shtëpitë ku ka të prekur me Covid-19.
Italia është vendi i tretë në botë me më shumë raste koronavirusi, me gati 130 mijë të infektuar dhe rreth 16 mijë viktima në mbarë vendin.
Discussion about this post