Arrestimi në Francë i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë kryelajmi i dy ditëve të fundit në trevat shqiptare. Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës u ndalua nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004, që e akuzon ish-komandantin e UÇK-së për krime lufte.
“Shuplaka” ju sjell më poshtë foto, shifra dhe fakte mbi masakrat e milicisë dhe ushtrisë serbe mbi popullatën civile në Kosovë. Pamje dhe shifra që nuk kanë nevojë për shumë komente.
Më e rënda qëndron në faktin se asnjë prej personave të shfaqen në foto dhe që njihen si autorë të masakrave as janë dënuar dhe as janë akuzuar për krime lufte.
Bilanci i luftës në Kosovë botuar në “Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999”:
Shtëpi të shkatërruara – dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589
Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358
Zyra: 71
Shtëpi kulture: 30
Biblioteka publike dhe shkollore: 93
Objekte shëndetësore: 123
Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
Kisha katolike: 5
Pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 – 12 qershor 1999:
Të vrarë: 11.840 viktima,
– 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
– 296 fëmijë deri në 5 vjeç.
– 1.739 femra
– 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
– 1.450 persona janë ende të zhdukur
– Janë dhunuar 20.400 femra.
Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka patur afërsisht 1 milion refugjatët të dëbuar.
Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte: 443.300 në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni, 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë. Në total 782.100.
Në vendet e tjera u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë 13.639 në Gjermani, 7.581 në Turqi, 5.829 në Itali, 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër etj.
Duhet theksuar fakti se, Ramush Haradinaj është gjykuar dy herë nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte dhe në të dyja rastet ka dalë i pafajshëm. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”611″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]