Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një vdekje si pasojë e Covid-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se vetëm 7 raste kanë rezultuar pozitiv ndërsa 34 qytetarë të tjerë janë shëruar.
Njoftimi i MSH:
20 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.022 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.604.907 doza të vaksinës.
Deri më sot 755.654 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.546 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. ℹ Sot janë shëruar 34 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.665. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 352.