Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet ë prej mëngjesit të sotëm në qytetin bregdetar të Durrësit i cili është prekur më së shumti nga tërmeti që tronditi vendin duke shkaktuar viktima dhe të plagosur.
Ramës i është kërkuar nga gazetarët të japë tregojë nëse do e shpallë gjendjen e jashtëzakonshme si dhe detaje rreth operacioneve të shpëtimit, numrit të viktimave dhe të plagosurve si dhe gjendjes në të cilën ndodhet vendi, por ky i fundit nuk ka pranuar të përgjigjet.
Durrësi dhe Thumana kanë qenë dy nga zonat më të prekura nga tërmeti ku zyrtarisht është raportuar për 18 viktima dhe mbi 16 persona të plagosur ku ka nga ata që janë në gjendje të rëndë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post