Kreu i Sindikatës Bilbil Cara, gjatë një intervistë për Fax Neës ka treguar se taksistëve po u hiqen patentat dhe kjo po bëhet për shkak të hendekut midis dy institucioneve shtetërore.
Sipas Carës janë publikuar dy rregullore për lëvizjen e taksitëve, sepse Ministria e Shëndetësisë ka publikuar një rregullore ndryshe nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor, dhe shoferët e taksivë nuk janë të qartë se kujt do ti referohen.
“Të gjithë taksitë i kanë marrë masat në bazë të rregullores të Drejtorisë së Transportit Rrugor, kurse policia qarkullimit ka ndaluar dje 5 taksistë, për këtë arsye dhe janë çuar në komision dhe u është hequr patenta. Për hendekun midis MSH-së dhe Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor, dy institucione shteti për të njëjtin qëllim, japin dy rregullore të ndryshme në fund fare e han taksisti.
Të heqësh tre vjet taksistëve patentëtn është krim, që do të thotë ta vrasësh atë dhe familjen e tij. Ne po i kërkojmë shtetit ose të nxjerrin një rregullore ku të bazohemi. Për dy veta të së njëjtës familje taksisti ua ka kërkuar kartën e identitetit.
Taksistët po gjobiten për mosmarrëveshjen midis dy institucioneve shtetërore. MSH këtu e ka vendosur kot këtë rregullore, që të djegë taksistët sepse ne e marrim urdhëresën nga Ministria e Transportit dhe DSHTRR. Duke bërë dy rregullore e hanë taksistët.”- u shpreh Cara.