Gjërat nuk po përmirësohen te Bayern Munchen dhe, siç thekson e përditshmja gjermane ‘BILD’, ditët e trajnerit Niko Kovac janë të numëruar në drejtimin e stolit bavarez, por alternativa favoritë për të zënë vendin e tij është Arsene Wenger.
“Sot është një ditë e vështirë për ne. Brenda ekipit ka një nevojë për të folur”, tha Uli Hoeness barazimit 3-3 të shtunën ndaj Fortuna Dusseldorf, por bosi i kampionëve të Gjermanisë e bëri të qartë për mediat se kroati do të drejtojë klubin edhe në ndeshjen e së martës mbrëma kundër Benfica që do të zhvillohet në “Allianz Arena”:“Trajneri ynë kundër Benfica është Niko Kovac”, shtoi ai.
Përkundër gjithë kësaj, nga Gjermania ata theksojnë se koha po mbaron për trajnerin kroat dhe një emër që është lakuar edhe më parë po vjen, teksa mësohet se edhe disa lojtar e duan largimin e Kovac, shkuarn SP.
Megjithatë, sipas ‘Bild’, ish-trajneri i Arsenalit është afër pankinës bavareze. Gjithsesi Bayern shpreson se Wenger mund t’i përmirësojë gjërat në Mynih, me kampionët e sezonit të kaluar që aktualisht kanë rënë në vendin e pestë në klasifikim, me nëntë pikë larg kreut që mbahet nga Borussia Dortmund.