Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 7 nga 8 të arrestuarit lidhur me abuzimet që janë konstatuar se janë bërë me linjat e trasnportit publik në Tiranë.
Njëri prej të arrestuarve, Ferdinand Ibrahimi, me detyrë administrator i linjës së Unazës, ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk ka dijeni për falsifikimin e biletave, dhe se biletat e gjetura në makinë kanë qenë të vjetra dhe jashtë përdorimit.
Albana Vrapi është e vetmja për të cilën prokuroria ka kërkuar masën e “detyrim paraqitje” ndërsa masën e “Arrest me burg” Prokuroria e Tiranë e ka kërkuar për Konkretisht organi i akuzës ka kërkuar për Ferdinand Ibrahimin si dhe djalin e tij Anastas Ibrahimi, për Fatos Vrapin, Erisa Vora, Klodiana Qato, Aldi Duka si edhe Lulzim Allaraj.
Dy ditë më parë, policia ka arrestuar 8 persona, punonjës të kompanive të transportit publik nëTiranë, pasi ishin të përfshirë në skemë falsifikimi të aboneve dhe të biletave.
Policia e Shtetit bën me dije se ka sekuestruar 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post