22:51 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bill Clinton nuk e njeh Edi Ramën, video epike kur e injoron

12:50 | 12/06/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bill Clinton nuk e njeh Edi Ramën, video epike kur e injoron

Ish-presidenti i SHBA-ve Bill Clinton ka injoruar sot kryeministrin Edi Rama, duke mos i dhënë dorën pas fjalës së tij në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Teksa ka mbaruar fjalën e tij presidenti Clinton i ka dhënë dorën Kadri Veselit, që ishte ngjitur me Ramën, Ilir Metës, Hashim Thaçit e Ramush Haradinajt, po jo kryeministrit shqiptar, i cili ishte edhe duke duartokitur në ato momente.

Nuk dihet nëse Clinton e ka bërë këtë qëllimisht, apo ai nuk e ka njohur kryeministrin Rama, i cili kishte vënë edhe syze dielli, njësoj si një yll i muzikës xhaz.

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka mbajtur një fjalim frymëzues në Kosovë, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të vendit, ku u shpreh se ndërhyrja e NATO-s ka qenë një nga vendimet më të rëndësishme që ai ka marrë në karrierën e tij.

Clinton u shpreh se ai mban në zyrë një foto nga lufta e Kosovës, për të treguar se çfarë është e aftë të bëjë politike.

Më tej ish-presidenti u shpreh se sot Kosova duhet të shohë përpara, dhe përkrahja e SHBA-ve në këto 20 vite ka qenë e palëkundur, pavarësisht nëse në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë Republikanët apo Demokratët.

Pjesë nga fjala e Clinton: 

Presidentja Jahjaga faleminderit që më takove dje me të gjitha organizatat joqeveritare. Faleminderit të gjithë kryeministrave dhe presidentëve të vendeve fqinje, sot dua të flas veçanërisht për të ardhmen, po fillimisht dua të bëj një rrëfim për të shkuarën.

Dua të falenderoj qytetarët e Kosovës për këtë pritje që na bëni, do të jetë nderi më i madh në jetën timë që kam qenë pranë jush në kohën e spasrtimit etnik. Kam një fotografi të Tony Blair, dhe timen në zyrë nga koha e luftës.

Çdo ditë që qëndroj në atë zyrë dhe e shoh fotografinë e kuptoj se cili ka qenë qëllimi kryesor i politikës, dhe e drejta e vendimit që kam marrë. 79 ditë të bombardimeve nga NATO e kanë fituar atë luftë, pas 20 vitesh ju e keni arritur paqen.

E di që në kohë paqeje pyetja që shtrojmë është se çfarë të bëjmë për të ardhmen. Shumë menduam kur ra muri i Berlinit, të gjithë do të bëheshim miq, por nuk ndodhi kështu. Ju duhet të qëndroni për atë që mendoni se është e drejtë, Kosova për SHBA dhe NATO qëndronte më e madhe sesa vetja jonë. SHBA kanë qenë gjithnjë pranë jush, pavarësisht se kush parti drejtonte Shtëpinë e Bardhë, apo se cila e drejtonte Kongresin.

Ajo që duhet të bëni sot është të falenderoni zotin që keni bërë pjesë e zgjedhjeve, dhe nuk keni më nevojë që të gjuani njëri tjetrin me bomba. Unë besoj se shumë nga ky konflikt është dizanjuar nga njerëz që nuk kanë brenga për të ardhmen e fëmijëve tyre, unë dua që të jem një memorie e largët për të moshuarit.

Çfarë duhet të bëni ju në 10 vitet e ardhshme? Kam marrë një kurajo të madhe përpara 20 viteve, që fëmijët tuaj të jetonin të lirë. Dhe më pas kam thënë lini armët dhe diskutoni për të ardhmen tuaj, për të ndërtuar të nesërmen, dhe për të nderuar të dashurit tuaj që keni humbur. Zot bekoji qytetarët e Kosovës për përparimin e tyre, tanimë mendoni rreth asaj që mund të arrini së bashku. 

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: bill clinton nuk njeh ramenclinton rama
Pas

Donald Tusk ‘presion’ vendeve të BE-së: Të vendosim datën për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Para

FOTO/ U arrestuan për drogë, njihuni me 19-të vjeçarët trafikantë (‘pasioni’ për picat dhe pijet me gaz)

Para
FOTO/ U arrestuan për drogë, njihuni me 19-të vjeçarët trafikantë (‘pasioni’ për picat dhe pijet me gaz)

FOTO/ U arrestuan për drogë, njihuni me 19-të vjeçarët trafikantë ('pasioni' për picat dhe pijet me gaz)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.