Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton ka reaguar pas vizitës në Tiranë. Përmes një postimi në Twitter, Clinton thotë se nuk do ta harrojë kurrë atë ditë dhe se ka qenë nderi i tij që ka punuar për forcuar lidhjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Ditën e djeshme ai u nderuar me Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike në një ceremoni ku morën pjesë politkanë, personalitete publike por edhe qytetarë. Ndërkohë sot, para se të largohej ai zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama. Mësohet se takimi po zhvillohet në vilën 30, rezidencën qeveritare pranë Kuvendit.
Në fjalimin hapës të ceremonisë së nderimit të presidentit Bill Clinton, kryeministri Edi Rama ka shprehur dhe admirimin për ish-kreun e Shtëpisë së Bardhë si politikan.
Kreu i qeverisë, u shpreh se ka ndjekur dhe studiuar të gjitha fjalimet e Klinton dhe madje ka mësuar nga mënyra sesi ai komunikonte me njerëzit, duke e cilësuar presidentin si një ndër oratorët më të mirë të historisë.
Reagimi i Clintonit në Twitter:
Faleminderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama dhe populli i Shqipërisë për një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë. Ka qenë nderi im që punoj me ju për kaq shumë vite për të forcuar lidhjet e miqësisë midis vendeve tona dhe për të ndërtuar një botë më të mirë për të gjithë.
My heartfelt thank you to Prime Minister @ediramaal and the people of Albania for an evening I will never forget. It has been my honor working with you for so many years to strengthen the bonds of friendship between our countries and build a better world for all. pic.twitter.com/Ie15cwkC5r
— Bill Clinton (@BillClinton) July 4, 2023