14:46 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Bindja Demokratike e bëri të paligjshmëm procesin”, Patozi i përgjigjet Bashës: O fol e mba, o dh.. e ha

16:53 | 17/07/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shuplakë” nga Amerika për kritikuesit e partisë së Patozit: Po llapni dhe çirreni me urrejtje

“Në vendimin e sotëm i cili mban firmën e gjyqtares Mimoza Margjeka arsyetohet se regjistrimi në garën e 30 qershorit të partisë Bindja Demokratike është bërë jashtë afateve për regjistrimin e subjekteve në KQZ dhe se i gjithë procesi është i paligjshëm”. Kjo ishte një pjesë e deklaratës së bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha pas vendimit b të Gjykatës së Shkallës së Parë në durrës për mos njohjen e Valbona Sakos si kryebasjhkiake e re e qytetit bregdetar.

Lidhur me ktyë ka reaguar edhe kreu i Bindjes demokratike, astrit Patozi i cili shprehet se Basha po shtyn thjeshtë ditët derisa të dali diçka tjetër që sipas tij të harrohet fakti që i fali kundërshtarit 61 bashkitë pa betejë.

Reagimi i Patozit:

NDAJE MENDJEN, O JURIST!

Eh, mor jurist, që nuk e tregon diplomën, megjithëse ta kanë bërë çështje prej shumë kohësh shkollimin tënd në Holandë! Qenke gëzuar për një vendim gjykate në Durrës, ndërkohë që po të kishe formimim elementar për atë, që pretendon se je arsimuar, duhet t’i njohësh të gjitha vendimet e institucioneve, jo vetëm ato që të pëlqejnë ty.

Ka një anekdotë me qershitë, për dikë që i ndante në të bëra pis ose jo. Dhe në fund i hëngri të gjitha, ngaqë i dukeshin të pastra edhe ato që kishin ngelur të fundit.

Sepse ka dhjetëra vendime të tjera gjykatash të cilat ti nuk i pranon, se nuk të interesojnë.

Por unë ta njoh hallin dhe nuk të vë shumë faj. Ti thjesht po shtyn ditët e tua, derisa të dalë një gjë tjetër e të harrohet fakti që i fale kundërshtarit 61 bashkitë pa betejë, kur u the njerëzve që zgjedhje vendore pa ty në Shqipëri nuk do të ketë.

E nise këtë punë me gënjeshtrën që BINDJA DEMOKRATIKE mori pjesë në procesin e 30 qershorit për të legjitimuar fitoren e Edi Ramës. Tani e paske ndërruar pllakën e gramafonit dhe po thua që ne ishim në këto zgjedhje për të deligjitimuar procesin.

Ka një shprehje të Shqipërisë së Mesme, që të shkon shumë në këtë rast: “O fol e mba, o dh.. e ha”.

Kaq për sot…Sepse unë nuk kam ndërmend të komentoj një vendim gjykate, sado i çmendur apo i porositur nga ndonjë kamikaz i dëshpëruar si ty që të më duket.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Astrit Patozilulzim bashavendimi i gjykates
Pas

Vllaznia zgjedh trajnerin, tekniku i ri ka drejtuar Kombëtaren e…

Para

Gjyqi/ Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i drogës ‘El Chapo’

Para
Gjyqi/ Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i drogës ‘El Chapo’

Gjyqi/ Dënohet me burgim të përjetshëm bosi i drogës 'El Chapo'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Balluku inspekton nisjen e punimeve për hyrjen e re të Shkodrës: Synojmë të përfundojë përpara afatit

Aeroporti i Vlorës, shtysë për rivierën/ Bloomberg: Nxitje edhe për investimin e Kushner në jug

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE për t’u anëtarësuar në Eurozonë prej 1 janar 2026

POSÍ, ka edhe për Ty! Credins bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fokusin e rritjes së pagesave digjitale në Shqipëri.

Elbasan/ Në lagjen “11 Nëntori”, është gjetur i vetëvarur, në banesë, shtetasi M. B., 37 vjeç. Vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Berisha: Fakti që brenda 24 orësh njoftohen dy misione faktmbledhëse ndërkombëtare tregon se Shqipëria është një emergjencë

Rruga drejt suksesit, u kthye në Shqipëri me 150 euro, sot milioner

Berisha në Bruksel: Raporti i Parlamentit Europian damkosi regjimin e Edi Ramës, u denoncua me qartësinë më të madhe farsa elektorale

“Raporti i PPE damkosi regjimin e Ramës”, Berisha: Denoncoi farsën elektorale të 11 majit!

Dëmtohet gjatë punës në uzinën e ferrokromit/ Elbasan, 51-vjeçari dërgohet në spital

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.