Të dielën që lamë pas ish-missi Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë të vogëlushit Efehan.
Në një prononcim për të përditshmen “Hurriyet” aktori turk trefoil detaje nga ardhja në jetë e të birit. Ai u shpreh tejet i emocionuar për të dhe gjithashtu theksoi se lindja ishte një process i vështirë dhe që zgjati shumë.
“Jam shumë i emocionuar dhe shumë i lodhur. Lindja zgjati shumë. Kam hyrë në sallë, por nuk e kisha menduar kaq të vështirë. E përgëzoj bashkëshorten time. Lindja normale nuk qenka aspak e lehtë. Dua t’i jap një medalje Almedës. Lindja zgjati 12 orë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë ndjesi. Unë jam një njeri që qaj me vështirësi, por edhe gurët pëlcasin. Para se të lindte (Efehanit) i thosha ‘të dua shumë’, tani i them “bir, më frikësove”,-ka thënë Tolga.
Ndonëse tepër i vogël aktori është shprehur se i vogli i ngjan më tepër atij:
“Të gjithë që e shikojnë thonë se më ngjan shumë. Tek pjesa e gojës i ngjan nënës, por pjesa sipër është kopje e imja. Edhe Almeda sa e mori në dorë ‘është kopja jote’ më tha. Do të shpërndajmë edhe foto së shpejti”,-u shpreh aktori turk.