00:37 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BIRN: Pasuria e gjyqtarëve të apelit nuk justifikohet nga pagat (VIDEO)

20:27 | 21/12/2016
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
BIRN: Pasuria e gjyqtarëve të apelit nuk justifikohet nga pagat (VIDEO)

Gjatë 10 viteve të fundit, pasuria e deklaruar e gjyqtarëve të Apelit është pesëfishuar duke arritur në 17 milionë dollarë.

Sipas BIRN, pasuritë e gjyqtarëve janë dhjetëra milionë lekë më shumë se sa justifikohen nga pagat.

Për të arritur në këtë përfundim, gazetarët investigativë kanë përpunuar të dhënat e Inspektoriat të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit.

Sipas këtyre të dhënave, rezulton se gjyqtarët e Apelit kanë grumbulluar rreth 2 miliardë lekë, ose 17 milionë dollarë pasuri në formë pronash të paluajtshme, kompanish biznesi, apo vlerash monetare në banka dhe në të holla.

Por, deklarimet e gjyqtarëve në ILDKP tregojnë një pesëfishim të pasurisë, ose dhjetëra milionë lekë më tepër se sa justifikohen nga pagat që kanë përftuar gjatë 11 viteve të karrierës.

Sipas rrjetit të gazetarëve investigativë, pasuria e 81 gjyqtarëve të Apelit ishte vetëm 3.2 milionë dollarë në 2004-ën.

Por në fillim të vitit 2015, ata deklarojnë se pasuria e tyre dhe e rrethit të ngushte familjar ka arritur në 17 milionë dollarë.

Sipas analizës së gazetarëve, gjysma e pasurisë së gjyqtarëve përbëhet nga investime në blerjen e pronave të patundshme. Investime që deri në fund të vitit 2014 kapin vlerën prej 8.8 milionë dollarësh.

BIRN ka bërë gjithashtu një listë me emrat e gjyqtarëve dhe pasuritë e tyre.

Në krye të kësaj liste qëndron gjyqtari, Gjin Gjoni me një pasuri prej 1.6 milionë dollarësh.

Pas tij vijnë: gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Gjinovefa Gaba; Zeqine Sollaku, Alaudin Malaj dhe Agim Bendo i Apelit të Tiranës.

Pas këyre vijnë: Lefter Jahaj, Gurali Brahimllari i Apelit të Krimeve të Rënda, Fiqirete Mullaj, Vasil Hanxhari dhe Evgjeni Sinoimeri. Sipas të dhënave, këta dhjetë gjyqtarë zotërojnë së bashku 800 milionë lekë pasuri. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: birndrejtesiGjykata e Apelitkorrupsionpasuria
Pas

Raporti: Kosova vatra e re e ISIS, jep luftëtarë për Sirinë e Irakun

Para

Serbia e pranon: Kemi penguar Kosovën për t’u integruar në Këshillin e Europës

Para
Serbia e pranon: Kemi penguar Kosovën për t’u integruar në Këshillin e Europës

Serbia e pranon: Kemi penguar Kosovën për t’u integruar në Këshillin e Europës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.