16:30 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

BIRN: Shqipëria pritet të hapë një kamp për refugjatët që zbarkojnë në Itali

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kryeministri shqiptar Edi Rama deklaruan në një konferencë të përbashkët për shtyp se mijëra refugjatë nga ata që zbarkojnë në Itali do të strehohen në Shëngjin në pritje të trajtimit të aplikimit të tyre për azil.

17:33 | 06/11/2023
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
BIRN: Shqipëria pritet të hapë një kamp për refugjatët që zbarkojnë në Itali

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Italise, Georgia Meloni gjate ceremonise zyrtare te pritjes para Samitit BE-Ballkan Perendimor, organizuar ne Tirane, ne sheshin Italia. Kreret e Shteteve te BE jane mbledhur ne Tirane per disktuar mbi luften ne Ukraine, emigracionin ilegal dhe luften kunder terririzmit e krimit te organizuar. Kjo eshte hera e pare qe nje samit i kesaj rendesie organizohet ne nje shtet te Ballkanit./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Prime Minister of Italy, Georgia Meloni during the official reception ceremony before the EU-Western Balkans Summit, organized in Tirana, in the "Italia"" Square. The EU heads of state have gathered in Tirana to discuss the war in Ukraine, illegal emigration and the fight against terrorism and organized crime. This is the first time that a summit of this importance is organized in a Balkan country.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot në Romë se ka pranuar një marrëveshje me qeverinë italiane për pranimin e mijërave refugjatëve nga ata që zbarkojnë çdo ditë në Itali, të cilët do të mbahen në një kamp në Shëngjin në pritje të trajtimit të kërkesës së tyre për azil.

“Shqipëria do të japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona, sipas dhe një pjesë ekonomike me financat e Italisë për të bërë këtë lloj seleksionimi, refugjatët ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore, mes atyre që kanë të drejtë dhe atyre jo,” deklaroi Meloni.

“Nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet,” deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp.

Qindramijëra refugjatë zbarkojnë në brigjet e Italisë çdo vit pasi kapërcejnë me shumë vuajtje detin Mesdhe nga brigjet e Afrikës. Italia është vendi më i prekur nga ky problem që prek të gjithë vendet e zhvilluara.

Procedura e zakonshme është që refugjatët aplikojnë për azil në vendin ku mbërrijnë ndërsa autoritetet vendëse gjykojnë nëse atyre u rrezikohet jeta në vendin e origjinës dhe kanë nevojë për mbrojtje sipas ligjit ndërkombëtar, apo janë vetëm emigrantë ekonomikë, të cilët duhet të kthehen në vendin e origjinës.

Shumë forca të të djathtës fobike në Evropë kanë ëndërruar të ushqejnë votuesit e vet me ndjesinë se po e luftojnë fenomenin duke planifikuar ndërtimin e “qendrave të procesimit” të emigrantëve jashtë territorit të vet, mundësisht në një vend sa më të varfër.

Qeveria britanike synoi të dërgojë azilkërkuesit për “procesim” në Ruanda, në Afrikë, por një gjykatë britanike ndaloi qeverinë të bënte dërgesa të tilla.

Aktualisht është Australia vendi që ka arritur të dërgojë azilkërkuesit në kamp në një ishull mijëra kilometra larg Australisë, ku refugjatët mbahen në kushte ‘burgu’ për shumë dhe shumë kohë ndërsa autoritetet gjykojnë kërkesën e tyre për azil.

As kryeministri Rama dhe as kryeministrja Meloni nuk thanë nëse azilkërkuesit që do të duhet të transferohen në Shqipëri do të pyeten nëse dëshirojnë këtë zgjidhje apo do të sillen me detyrim dhe as nuk dhanë ndonjë shpjegim se për çfarë arsyeje, qendra e procesimit duhet të bëhet në Shëngjin dhe jo në ndonjë vend tjetër në Itali.

Pas

“Sot depozitova në Kuvend projekt-ligjin për vetting-un e politikanëve”, Basha: Tani nuk ka më alibi

Para

Zjarri në fabrikën e skrapit në Elbasan, flakët dhe tymi përhapen në gjithë qytetin

Para
Zjarri në fabrikën e skrapit në Elbasan, flakët dhe tymi përhapen në gjithë qytetin

Zjarri në fabrikën e skrapit në Elbasan, flakët dhe tymi përhapen në gjithë qytetin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Delvinë/ Zjarret kthehen në rrezik për banorët, Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e tre fshatrave

Franca, Britania dhe Gjermania zhvillojnë takim në Stamboll me Iranin për bisedimet bërthamore

Akuzohet për shpërdorim detyre, Arben Ahmetaj kalon për gjykim në GJKKO për dosjen “Buka”

Anesti jetoi në heshtje, vdiq në dhimbje- Kryeplaku: E qëlluan në syrin tim, nuk kishte më jetë në shtëpinë e tij

Kina i jep mbështetje konferencës së OKB-së për Palestinën në përpjekje për të promovuar zgjidhjen me dy shtete

49 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Rusi

USAID-i nuk gjen prova se Hamasi ka vjedhur ndihmën e financuar nga SHBA-ja

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Fier/ Zbulohet parcelë me 190 bimë kanabis në Çipllakë, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar

Gjirokastër/ I preu rrugën dhe u përplas me autoambulancën që transportonte pacientin e sëmurë te ‘Ura e Kardhiqit’, arrestohet shoferi 66-vjeçar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.