Intelektuali Përparim Kabo e ka njohur nga afër Elida Cangonjin, e cila dje u largua nga kjo jetë. Ai ndan me miqtë bisedën e fundit me të dhe disa detaje nga marrëdhënia miqësore mes tyre. Ajo që i ka mbetur peng është sigurisht, fakti që nuk e mori vesh asnjëherë për sëmundjen e mikeshës së tij që të gjithë e njohin si ‘’Zana’’.
‘’Edhe 1oo vite drite dhe gezimi…eshtë kenaqesi kur per vite ndjek dhe i gezohesh suksesit te nje njeriu te cilin e vlereson !
Te falenderoj shume e te perqafoj I dashur Perparim.
OCT 31ST, 7:48PM
Rrofsh ju falenderoj !
Chat Conversation End
Seen Oct 31’’, kjo është biseda e fundit mes Elida Cangonjit që ndërroi jetë nga një leucemi akute dhe Kabos.
DHIMBJA E KABOS:
Kjo është biseda ime e fundit on line me miken e mirë Elida Cangonji… e cila prej nga sot nisi udhën për në qiell…po pse moj Lida nuk më the një fjalë…më bëri përshtypje kur më shkruajte para disa javësh ..,”kujdesu për veten Përparim”…U njohëm në këtë jetë kur ishim të rinj, Ju nxënëse te gjimnazi “Ismail Qemali” dhe unë te ‘’Petro Nini Luarasi’’…Zëri yt i ëmbël, ajo çiltërësia, dhe fjala e ngrohtë. Pastaj ju në mjekësi e unë në filozofi…e më vonë karriera juaj edhe si aktore dhe lidhja me bashkëshorten time…miqësia jonë aq e pastër, e aq e kulturuar. Gjithnjë takimet me Ju mike e shtrenjtë përcillnin gëzim, optimizëm, pozitivitet, më shumë shpresë…Ju bëtë karrierë si një psikologe në shumëplanësi dhe dhe shembullin e pjekurisë, këmbënguljes dhe prurjes së modeleve të reja të trajtimit të atyre rasteve me karakteristika të veçanta….Sa herë bisedonim në Fb, ndjehesha mirë, kuptoja se nuk isha vetëm, se idealizimi kishte shpirtin e një gruaje si ju…humori kur të shkruaja se djemtë e tu më duken si aktorë aq të pashëm janë…Kujdesi që tregove për mua dhe vajzën kur na ra fatkeqësia…Eh Elida, ike duke lënë një boshllëk, një goxha të thellë…Rrugës së bukur për nga Liceu do i mungojë silueta jote e bukur, silueta që buzëqeshte aq butë aq kadifenjtë…Miqve dhe mikeshave iu le një brengë, një dhimbje, një trishtim që vështirë se mund të shuhet…Personalisht më ke bërë të vuaj…motër nuk kam por me ikjen tënde më duket se më ka ikur pa pritur e pa kujtuar motra…! Tani andej do jesh me Lilijanën…tregoji gjithçka ashtu si dije ti, me tone të buta e të ngrohta…Ike mike, dheu i lehtë dhe paqja me ty…Nga sot qielli do jetë me i bukur! Amin.
28 Nëntor 2016 Pkabo’’
Discussion about this post