20:58 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Biseda me Knut Fleckenstein, Kryemadhi zbulon se çfarë i ka thënë

21:59 | 28/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Biseda me Knut Fleckenstein, Kryemadhi zbulon se çfarë i ka thënë

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” ka zbuluar bisedën që ka patur me eurodeputetin Knut Fleckenstein.

Kryemadhi citoi të gjithë komunikimin me eurodeputetin duke zbuluar  se kur foli për dosjen me nr 339,  Fleckenstein shfaqi shqetësim, ndërkohë që asnjë prej eurodeputetëve nuk ishte informuar në lidhje me këtë skandal për blerjen e votave nga ana e mazhorancës aktuale.

Ajo deklaron se i ka komunikuar Fleckenstein se “ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin në mënyrë të tillë për të mbrojtur fëmijët tanë. Dhe nuk kthehemi më pas. Nëse në Gjermani zonja Merkel apo ndonjë deputet gjerman do të ishte kapur duke bashkëpunuar me krimin për të blerë vota, çdo të ndodhte?”.

“Meqenëse z. Knut na qenka shqetësuar dhe zhgënjyer shumë, po ju bëj me dije se çfarë i kam thënë unë z. Knut në takim: z. Basha i shpjegoi gjithë ecurinë dhe aktivitetin apo angazhimin parlamentar të opozitës, ku komisionet hetimore të sabotuara, komisionet që ka kërkuar opozita për verifikime, amendamente dhe projektligje të propozuara, të cilat as që nuk futeshin në rendin e ditës për t’u diskutuar e jo më për të pasur reagim apo ndryshim në to. Në momentin që z. Basha përmendi ‘Dosjen 339’, ku asnjë nga eurodeputetët nuk ishte i informuar mbi këtë dosje, por na flisnin për marrëveshjen e Zhan Monesë. Sapo u tha dosja 339, z. Knut u çua nga tavolina shumë i shqetësuar 25 minuta”, tha Kryemadhi. E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, nëse z.Knut kishte ndërperë bisedën për të komunikuar me dikë tjetër gjatë pauzës prej 25 minutash, Kryemadhi tha: “Jo. Z.Knut nuk është se ka biseduar me dikë, por z.Knut ishte shumë I shqetësuar të dëgjonte dosjen 339. Njëri aq të shqetësuar për dosjen 339 kam parë vetëm Edi Ramën dhe Vangjush Dakon. Në qoftë se z.Knut ka ndonjë problem me dosjen 339 të shikojmë, se çdo na shikojnë sytë dhe çdo na dëgjojnë veshët në të ardhmen se janë 600 disqe të tjera, siç thonë.  Duke parë e duke bërë. Nëse ka këtë problem z.Knut ky është po prapë problem i z.Knut dhe atij që është prapa z.Knut. Tani çfarë i kam thënë unë z.Knut në takim, pasi kishte merak shumë të madh nëse z.Basha kishte program për shqiptarët nëse do të vinte në qeveri  apo jo. “Zotërinj parlamentar, nëse ka stabilitet krimi në Shqipëri kjo do të thotë destabilitet për Europën. Ju e dini shumë mirë ndikimin e grupeve kriminale shqiptare në Europë. Kanë përmbytur Londrën, Spanjë, Hamburgun e Gjermanisë dhe çdo vend tjetër. Ju bëni si të doni, ne kemi vendosur ta destabilizojmë krimin në mënyrë të tillë për të mbrojtur fëmijët tanë. Dhe nuk kthehemi më pas. Nëse në Gjermani zonja Merkel apo ndonjë deputet gjerman do të ishte kapur duke bashkëpunuar me krimin për të blerë vota, çdo të ndodhte? Minimalja do të niste investigimi, ndërkohë këtu ka dy vjet që dosja jo vetëm nuk hetonte, por është bllokuar hetimi dhe po tentohet të asgjësohet. Ju kujtoj deputetin slloven para disa javësh, i cili dha dorëheqjen sepse kishte harruar të paguante një sandviç në super market. Zotërinj ne kërkojmë standarde dhe vlera për të cilat ju na flisni dhe i keni në vendin tuaj, nuk po ju kërkojmë asgjë më shumë. Sot koka e krimit të organizuar është Edi Rama”. I thashë këtë Knutit, sikur i thashë mbaroi jeta jote. Aq shumë i dhembi kjo, saqë nuk di ça të them”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

 

Pas

Shpërthim me ekpsloziv Tiranë, dyshohet për banesën e një gjyqtari

Para

“Ai ka lidhje me rusët”, replikat Kryemadhi-Fleckenstein, Berisha: Ja pse reagoi ashtu ndaj saj

Para
“Ai ka lidhje me rusët”, replikat Kryemadhi-Fleckenstein, Berisha: Ja pse reagoi ashtu ndaj saj

"Ai ka lidhje me rusët", replikat Kryemadhi-Fleckenstein, Berisha: Ja pse reagoi ashtu ndaj saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.