Në rrjet qarkullon një mesazh i aluduar si i zbardhur nga SKY ECC ku jepen të dhëna që Ervis Martini po komunikon me Erigers Mihasin për deputetin e PD Gazmend Bardhi.
Sipas bisedës në SKY ECC së dy personave me të dhenat, NP8LS4,TI8I2F bëhet një bisedë ku i dërgohen tek Hotel Mondial 100 mi euro për deputetin e PD Gazmend Bardhi.
Në bisedën e zbardhur jepen qartë direktivat se ku do shkojnë lekët dhe shkakun pse po jepen. Biseda është zhvilluar me 24 shkurt 2021 në orën 22:04, dhe në bisedë konfirmohet marrja e lekeve nga Gamend Bardhi.
Pas daljeve të këtyre mesazheve Bardhi ka reaguar menjeherë duke u shprehur se e gjithë biseda është e stisur, presion që po i bëhet për të mbyllur gojën pas akuzave që ka hedhur ne seancën e 12 shtatorit në Kuvend. Ai kërkon nga SPAK që ta hetojë këtë çështje, ndaj ka depozituar në SPAK një kallezim penal.
Më poshtë ju paraqesim të zbardhur bisedën që bëhet mes dy shtetasve në SKY ECC.
NP8LS4, TI8I2F komunikojne së bashku përmes rrjetit SKY ECC më 24 shkurt të 2021 nga ora 22:04 deri në 22: 57 ku konfirmohet marrja e lekëve nga Gazment Bardhi.
NP8LS4: Nga je?
TI8I2F: Në shtëpi
NP8LS4: Shkon dot deri tek zyra të marrësh 100 mijë euro
NP8LS4: Ti coje deri tek Mondiali tja jepje Gaz Bardhit
TI8I2F: Po, tani
NP8LS4: 0672059911 numri i Gazit
NP8LS4: Merre në telefon kur të jesh aty që të ulet ti marrë
TI8I2F: Ok
TI8I2F: Po pse ju jep kaq shumë se këto nuk do vijnë kurrë në pushtet
NP8LS4: Po çfarë ti bëj Zenit se për këtë s’po e rruaj k***n
TI8I2F: Se mos i do për këtë gjyqin se është zënë me dashnorin për qenin
TI8I2F: Kush me e marr tani që janë ndarë
NP8LS4: Hahahahhaha
NP8LS4: Fola me te, i do për fushatë
NP8LS4: I thashë dhe për grupin e shoqërimit që e paguaj unë
NP8LS4: Kam shpërndarë dhe 5000 televizora për fushatë
NP8LS4:Dhe shumë njerëzve ju kam falur borxhet vetëm për vota
TI8I2F: Ok
TI8I2F: Ti e di atë punë
TI8I2F: U nisa unë
TI8I2F: Ju thashë të fala bëri
TI8I2F: Ishte optimist për fitoren
Bisedat e A09C41 me NP8LS4 ne shtator te 2020
A09C41: Nuk po pushoj njëherë
A09C41: Tu të marrë nëpër gojë
NP8LS4: E pashë
NP8LS4: Nuk ka punë tjetër ajo
A09C41: Atij Karamucos a ke kënd që i njeh?
NP8LS4: Po mo k****es i kam çuar edhe lek atij
NP8LS4: Her 2 nga 5 mij
NP8LS4: Per Kolicin se i q** gruan
A09C41: As lekt s’ja jepka atij mesa duket gruaja