17:34 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bisedimet me Greqinë, diplomati: Historia jonë me negociatat është ajo e dështimit, grekët janë tallur me diplomacinë shqiptare

22:19 | 16/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bisedimet me Greqinë, diplomati: Historia jonë me negociatat është ajo e dështimit, grekët janë tallur me diplomacinë shqiptare

Diplomati Lisen Bashkurti ka deklaruar në ‘Fax News’ se qeveria dhe Ministria e Jashtme nuk kanë informuar publikun në lidhje me bisedimet me Greqinë.

Bashkurti tha se diplomacia shqiptare ka mungesë të theksuar profesionalizmi, ndërsa sipas tij e kundërta ndodh me Greqinë.

Në kohën kur pritet takimi i dytë në Tiranë midis dy ministrave Kotzias dhe Bushati, Bashkurti tha se është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë, ndërkohë që nuk dimë detaje as për takimin e parë.

Ai tha se ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias është një politikan makiavelist, duke theksuar se ai është pjesë e qeverisë dhe qeveria mund ta përgatisë draftin për shfuqizimin e ligjit të luftës dhe ta dërgojë në Parlamet, por në vend që të bëjë këtë del dhe bën deklarata të tipit që “ligji i luftës është absurd”.

Diplomati Bashkurti edhe pse u shpreh pro varrezave greke ai tha se kjo nuk duhej pranuar pa marrë në këmbim diçka sepse diplomacia funksionon në mënyrën që të dy palët bëjnë lëshime. Ai tha se varrezat greke nuk duheshin pranuar pa heqjen e ligjit të luftës nga Greqia. Sipas tij politika greke ka më shumë se dy dekada që tallet me diplomacinë shqiptare në lidhje me ligjin e luftës.

“Unë mendoj se nuk kemi informacion as për fazën e parë të bisedimeve dhe nuk quhet fazë por takim, faza në vetvete përfshin disa takime. Kemi të bëjmë me një takim që tentoi të zgjidhë disa cështje për të cilat nuk jemi të informuar. Nuk dimë se në ç’fazë janë, prandaj kur jemi të painformuar për takimin e parë është shumë e vështirë të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në takimin e dytë.

“Varrezat e ushtarëve grekë ishte një zgjidhje opurtune, por pala shqipatre duhet të kërkonte diçka për të, diplomacia jonë ka mungesë të theksuar profesionalizmi, koherence në procesin e negociatave. Hisoria jonë shtë një histori dështimi me negociatat, çka kemi fituar në luftë e kemi humbur në tavolinë. Negociatat kërkojnë ekspertë të specializuar të negociimit që njohin historinë, teorinë, praktiakt e negociimit, faktorët e jashtëm, teoritë e negociimit e tjerë, Greqia i ka të prefeksionuara këto.

Ne kemi çështje shumë të drejta, principiale dhe që kanë mbështetje ndërkombëtare për ti ngritur, por ne vuajmë shumë nga stafet e ekspertëve të negociatorëve. “Unë bëj këtë lëshim, ti më bën këtë lëshim”-kështu është në diplomaci, ne jemi mësuar të bëjmë lëshime pafund dhe ne nuk marrim diçka në këmbim. Varrezat e grekëve duhet të bëheshin por patjetër duhej të hiqej ligji i luftës.

Kotzias është makialevist, ka dy javë që pasi u bënë varret greke, thotë se ligji i luftës është absurd, por kujt ia thotë? Ai është pjesë e qeverisë, qeveria mund të përgatisë draftin dhe drafti mund të kalojë në Parlamet dhe mund të zgjidhet. Por ka 25 vjet që bëhet një rreth vicioz ku institucionet ia kalojë përgjegjësitë njëri-tjetrit duke u tallur me diplomacinë shqiptare”, tha Bashkurti. (B.H/Faxweb)

Etiketa: Lisen Bashkurti
Pas

Trump ndryshon mendim, dëshiron emigrantë nga çdo vend i botës

Para

Plani sekret i serbëve, ngritën njësi speciale për trazira të dhunshme në Kosovë

Para
Plani sekret i serbëve, ngritën njësi speciale për trazira të dhunshme në Kosovë

Plani sekret i serbëve, ngritën njësi speciale për trazira të dhunshme në Kosovë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmë për luftën në Ukrainë/ Stamer i shoqëruar nga Vëngu viziton programin e bashkëpunimit shqiptaro-britanik ‘Interflex’: Është arsyeja pse erdha

“E ardhmja e Europës” Samiti Ekonomik sjell në Tiranë Jared Kushner, do të inaugurohet nga Rama e Macron

Rama në konferencë me Presidentin e Këshillit Europian: Shqipëria në rrugë të mbarë drejt BE, mos e humbim këtë moment historik

Rama dhe Presidenti i KE Antonio Costa në konferencë të përbashkët, Costa: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE përpara vitit 2030

Antonio Costa në Tiranë/ Presidenti i Këshillit Europian pritet nga Rama në Kryeministri

PS i kërkon Celibashit të nisë numërimi i votave nga Greqia, Balla: Më pas le t’i kontestojnë

Samiti i Tiranës, zbardhet agjenda e takimit të 6 të Komunitetit Politik Evropian

Avionë 400 miliardë dollarësh nga Katari, polemika në SHBA: Trump po shkel kushtetutën, ka konflikte interesi

Tiranë/ Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret në kryeministri presidentin e Këshillit Europian

Përndoqi një shtetase boshnjake, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Kroaci

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.