15:35 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

‘’Bisedova me pronarin tuaj”, Hysenbelli i përgjigjet Veliajt: Si të kam Kryetar! Kemi kohë pa u parë… (Takimi i fundit mes të dyve)

15:11 | 19/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘’Bisedova me pronarin tuaj”, Hysenbelli i përgjigjet Veliajt: Si të kam Kryetar! Kemi kohë pa u parë… (Takimi i fundit mes të dyve)

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në përballjen që pati sot me gazetaren e Fax news Ambrozia Meta, pak pas përplasjes në Komisionin e Edukimit, i përmendi asaj pronarin e televizionit.

Veliaj tha se e kishte takuar atë në dëgjesën e fundit që kishte pasur me artistët, e cila u krye javës që shkoi.

Mirëpo edhe në këtë rast numri 1 i Tiranës ka gënjyer pak, pasi ky takim nuk është kryer, të paktën jo javën që shkoi. Në një reagim në rrjetet sociale, drejtuesi i Fax News, Kasem Hysenbelli i ka kujtuar Veliajt bisedën dhe takimin e fundit me të.

Komunikimi i fundit mes të dyve rezulton ai i datëlindjes së pronarit të televizionit, ku nuk ka munguar një urim kortezie nga ana e kryebashkiakut, ndërsa takimi ballë për ballë ka qenë ai në ditëlindjen e gazetarit Bashkim Hoxha në muajin shkurt.

‘’Si të kam Kryetar! Kemi kohë pa u takuar, që në ditëlindjen e Bashkim Hoxhës, ndërsa komunikimi i fundit është urimi për ditëindjen time. Teatri s’është problemi im…Të fala artistëve”, shkruan Hysenbelli në reagimin e tij.

Replikat mes Erion Veliajt dhe gazetares: 

Ambrozia Meta: Zoti Veliaj ju thatë që Tetri bëhet patjetër, ndërsa aktorët kanë paralajmëruar grevë nëse kjo ndodh, do të përdorni dhunë ndaj protestuesve ashtu siç keni bërë te liqeni?

Veliaj: Faleminderit për pyetjen nga ‘Fax News’, pata një shans që të bisedoja me pronarët tuaj, pasi ishin të vetmit që erdhën në dëgjesën për Teatrin. Por e kuptoj kur një televizion është edhe aktor…

Ambrozia Meta: Përgjigju pyetjes mos fol për pronarët, të pyeta për Teatrin dhe artistët

Veliaj: Po i përgjigjem po duhet të kesh respekt, ne duhet të biemë dakord, në të kundërt hajde këtu dhe nëse të qëndrojnë kamerat vazhdoje ti konferencën. (Pak pushim dhe vijon)

Dua t’iu ftoj me dashamirësi që ne vërtetë jemi televizion dhe duhet ta rrisim punën tonë, duhet të rrisim klikimet, po ne duhet të mendojmë dhe për më tej, se pas gazetares do bëhesh nënë dhe do çosh fëmijët te Teatri.

Përplasja e Erion Veliajt me gazetaren e ‘Fax News’ Ambrozia Meta 

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Përplasja fizike në Kmisionin e Medias me Veliajn, Edi Rama ka një “ide”: Pse mos u japim një leje ndërtimi tek…

Para

Fenomenet më të shpeshta të lëkurës gjatë stinës së Verës

Para
Fenomenet më të shpeshta të lëkurës gjatë stinës së Verës

Fenomenet më të shpeshta të lëkurës gjatë stinës së Verës

Discussion about this post

 



Të Fundit

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “trenin Bullgar”

Kreu disa vjedhje, arrestohet 33- vjeçari në Vlorë

Program mbarëkombëtar, simulime si të reagojmë në raste zjarri në shkolla

Moti i keq godet Greqinë, stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

Vendimi i qeverisë, policë vullnetarë për hetime dhe administrim të provave

“Duam të parandalojmë emigrimin masiv”, ambasada e SHBA ndan mesazhin e Sekretarit të Shtetit Rubio: Të vetmit që përfitojnë janë trafikantët

Meloni vizitë në Kazakistan, nënshkruhen marrëveshje në vlerën 4 miliardë euro

Veprime të turpshme me 12-vjeçaren, adoleshentët postojnë videot në rrjetet sociale

Ministri Sybiha: Ukraina dëshiron të shohë propozimet e paqes të Rusisë përpara bisedimeve

Ngërç në bisedimet SHBA-Kinë për tarifat, Trump dhe Xi Jinping mund të përfshihen drejtpërdrejtë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.